Cinik si ti dhe unë
Një hotel i lirë në zemër të qytetit
E deshtëm, përdhosëm, braktisëm
Iu kthyem…
Ai në themele të njejta…
Akoma mban ditët tona
Në murre të ngujuara hijet e një historie
Të gërryer, të gërryer, akoma të pazbuluar
Ai në themele të njejta…
Pushon me një karvan sekretesh
S’është dhe aq i lirë i dashur
Sa e kemi menduar
Dëshmitarë varri do e kemi
Të ditëve mjaltore
Ne mëkatarët e botës
Në mesin e milionëve