 |
| Mimoza Veliu |
E lindur me 24.03.1979 ne Tetove.
Ne vitin 2000 ka botuar librin e saj te pare me ndihmen e ministrise se kultures se Maqedonise te titulluar "Muret rrenohen pas teje" – poezi.
Libri i dyte me poezi "kaleidoskopi" eshte akoma pa botuar, ne pritje te rezultateve te ministrise per projektet qe do financohen ne vitin 2008.
Nga viti 2002 jeton ne Berlin (Gjermani) ku studion ''mediadesign'' dhe merret me artin
e fotografise. www.mimoza-photography.de
Poezite e poeteshes Mimoza Veliu, kryesisht flasin per jeten komplekse emocionale te njerezve dhe dokumentimin e saj.
Rebelim poetik ndaj rrethit filistin
Nga E.Ajruli
Përmbledhja poetike ”Kaleidoskopi” e poeteshës Mimoza Veliu, është lirikë e një brumi të rrahur mirë artistikisht, e stolisur me një numër të madh figurash stilistike dhe metafora nga më të qëlluarat. Përmes vargjeve autorja me vendosmëri demaskon veset e shumta që i sjell jeta në këtë kohë të pakohë. Ajo është armik i përbetuar i dyfytyrësisë tek filistinët që e rrethojnë, ndjenjat e saj burojnë diku nga thellësia shpirtërore dhe vijnë e shpërthejnë në sipërfaqe si llavë vullkani duke vjellë tërë mangësitë individuale.
Si në kaleidoskop shfaqen të gjitha shtirjet, demagogjitë, mediokriteti njerëzor si dhe shumë e shumë mangësi tjera që disa njerëz i marrin për virtyte pa e vënë re se sa të mjerë janë nën thjerrzën e poetit.
Guximi i autores është kulmor ngase pa fije hamendje rrëfehet pikësëpari për cinizmin e vet dhe të atyre që e shoqërojnë, nuk harron të përmend edhe besnikërinë e objektit për historia e ndodhi nga më të ndryshmet dhe ai kur nuk flet për karvanin e sekreteve dhe siç thotë autorja në varr do ta kemi dëshmitar ne mëkatarët në mesin e milionëve.
Për autoren miu është njeriu i sotëm pa kurriz, i cili me të gjitha mënyrat duke gërmuar në jetën e të tjerëve mundohet të depërtoj edhe atje ku është e pamundur, duke mos llogaritur fare për pasojat që do të shkaktoj.
Dashuria për autoren, jeton dhe zgjatet njëlloj si shpresa në ajër apo si marihuana e mikut të saj e cila shijohet, harxhohet përsëri kërkohet dhe kështu çdo herë duke nisur nga e para. Pas gjithë këtyre mundimeve e zhgënjimeve jeta nuk qenka asgjë tjetër vetëm punë e Sizifit.
Autorja kulmin artistik dhe autokritik për të gjitha mangësitë që i ka njeriu e shpreh në vargjet e poezisë “Më duhet t’u braktis”, ku me sinqeritetin më të madh ashtu siç din poeti të rrëfehet;- pikësëpari asaj më të shtrenjtës në botë, Nënës, i kërkon ndjesë për lotët e derdhura dhe dhembjet e shkaktuara, babait për thinjat numerikisht të shumta, për të cilat shpesh herë shkaktar është fëmija dhe kjo shprehet në vargun; Nga unë i pate më shumë se nga vitet.
Dashurisë i kërkon falje për endjen e pamëshirshme stacioneve të gabuara siç thotë autorja, në fund si një lis i pamposhtur para stuhive kërkon që t’i braktis sigurisht me bindjen që të mos i lëndon edhe më tutje.
Autorja disponon me një fjalor të pastër e të begatshëm poetik, fjalët dhe figurat stilistike të radhitur secila në vendin e duhur krijojnë një mozaik unikat poetik.
Vizitoni: www.mimoza.kulturserver.de