Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 03:53pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Miri P. Dhrami
 
MBAS THOMAIT
E shtune, 22-12-2007, 12:57pm (GMT)

Kurrë s’do të më kalonte nëpër mendje, se atë të martë gushti, do  të  ndiqja si i marrë Thomain, që u kthye për pak  ditë nga mërgimi.  Them  kështu, se kushdo që na shikonte, me siguri na ka quajtur pak të krisur.
    Dhe me  të drejtë. Se nuk është fort  normale që të nguten në pikun e vapës, dy  burra njëri mbas tjetrit. E gjithë kjo pse? vetëm e vetëm për të parë Tiranën e zbukuruar.
     O Zot, kush më  mallkoi? –i thosha vetes pa zë,  tek  bëja jashtë çdo  dëshire, një ecje si Çaplinit. Një herë mendova ta braktisja Çomen, që  ta vazhdonte  vetëm  shëtitjen, por  një forcë  e çuditshme  më  mbajti  mbas  tij.   
         Djersa më ikte çurg, por bashkshëtitësi  nuk dëgjonte  të  pushonte.   Unë largoja  bluzën  e qullur  nga  gjoksi  dhe përpiqesha  ti  krijoja vetes   pak fresk.  Gjithashtu doja  që atë veprim,  ta shikonte  dhe Tomi, ndryshe, Thomai,  ose prapë ndryshe Çomia, që më  plasi  me të ecurën e shpejtë si multiplikativ. 
       Por  i  porsa-ardhuri  taramam.  As  që dëgjonte  fare  nga  ajo anë. Kishte  disa vite i  larguar  në  Evropë,  dhe  tregonte  një  mall të pashpjegueshëm  për  kryeqytetin e tij.  Donte  t’ia  shkelte çdo  qosh,  duke  rendur fort, sa rrezik  të  na i  thyente  këmbët  në ndonjë nga ato pusetat pa kapak.   Mua  më  dhimbseshin  këmbët e  mia.
   “Ua, shiko  këtu!  -Ua, shiko  andej!   Uuaa,sa  pallat i  lartë!  Tirana  qenka  bërë  një  mrekulli.  Tirana  është bërë  Evropë! -më  thoshte  i malluar për  vend,  dhe  pa e  kuptuar,  bëri  poshtë  për  nga  ish  blloku.
    Blloku  qe në vend.  Vilat  e  “pashallarëve  të kuq”  nuk  dëgjonin  të  nderonin  çehre. U rrëqetha  kur  i pashë  dhe  hodha  si  i  ndrojtur  pak  dorën  tek  kangjellat  e  njërës.   Më ngjau  sikur  më  drodhi  lehtë. 
    Shpresoja  të  mos  ishin   të  lidhura  me korrentin,  por  dhe  sikur  të  ishin, Tirana atë orë  nuk  kishte  drita. Kush  më  drodhi?  -pyeta  veten   dhe u  shkëputa  në moment  prej  tij.  
    “Më  mjafton  një  prekje” -thashë, e cila  nuk di  pse  më  doli me forcë.  Tjetrit  iu  ndërprenë “uuaatë” kur  më  dëgjoi  të thërras.  Por  më kot. Unë nuk  u  përmenda.  Tregoja  ende frikë.  
   Mos i shkela  bishtin  fantazmës së ndonjë  gogoli? -pyeta  veten disi  i trazuar.   Nuk  ishte  çudi.  Në  ata  hekura  përvileshin  dikur  shejtanët, dhe shkelnin mbi  baltën  që  porsa  kishim  shkelë  dhe  ne.  Si erdhi  kjo punë!?  mendova i pezmatuar një çast.
   Pa pritur,  “Ik !” sikur  dëgjova  nga  mbrapa  një zë të ulët, që shpresova  të  ma  thoshte  Thomi,  se të ishte  që t’ma  thoshte hija e ndonjë   verxevuli që  sillej  ende  gjithandej, do isha  pëshurrur  nga  frika. Nuk eca  dot.  Qëndroja i shastisur.  Para mu fanit  vila  numër 31. 
   Ftu,ftu, pështyva në  erë, pa ditur ç’të bëja nga zemërimi.  Ku  më  solle  Thoma? –thashë  pa zë  dhe  u  ktheva i  pari të ikja. Kalova dy rrugë, pastaj vendosa  ta ktheja kokën pak mbrapa.  Sa frikë tregova!  Ndoshta  nga që më  ishte  akumuluar  nga dikur! Ose  ndoshta, nga  që s’më  kishte  dalur  kurrë!  Tjetër, kush e di  pse?  
    Tani  ecja dhe nuk  e  kuptoja  pse  e  lamë makinën diku  në hije, dhe  vetë endeshim  si  Robinsona!  Sot  Tirana  shëtitet me  Mercedes, e  jo  me  këmbë  si  atëherë,  nga  që nuk  kishim  as  biçikleta,  doja  ti  thosha të porsaardhurit.  Po ku dëgjonte  nga llafet ai.
   E ecura  në  këmbë  dhe  xhepat  pa të holla,  i përkasin një epoke tjetër, që kishte  vdekur në nëntëdhjetën.  Sot  flitet për  miliarda,  konsumoja  në vetvete  sqarime të pa  rëndësishme,  pasi  ai  e  shikonte  vetë, se  ku  kishin  arritur  grataçelat  në  kryeqytet... 
    -Tirana është bërë gjeniale! Tirana  është bërë super! Si Tirana nuk ka në botë!  Tirana, dër.., dër...  -vazhdonte  ai  si  i takuar  në  prizë. (ndërkohë le të shpresojmë që në Tiranën “super,”  kishin ardhur  dritat...)
      I heshtur e dëgjoja  dhe  e përgëzoja  nga përbrenda   për  adhurimin  e lartë  që tregonte.  “Ah, Thoma  kurbetlliu! Ta  donin  dhe të  brendshmit  atdheun  kështu siç  e do ti,  vërtet  nuk  do të  kishte  vend më  bukur se ky!” -gati  s’më  shpëtoi  nga  buzët. Por ç’e do,  ndërruan  kohët! -Tani  dashurohet  me xhep, e jo me zemër  Çomee, o Çome! -më doli  më  në  fund  gjithë  duf, kjo fjalë nga  gjoksi.
    -Sa të  freskëta që  më  duken vajzat e Tiranës! -deshi ta  ndërronte  bisedën  ai.  “Sa i pa  ekuilibruar  më  duket!” -mendoja unë  nga  ana  tjetër për të.   
     -Çfarë leku  që  xhirohet  në  atdhe! -vazhdonte  ai i  kredhur në botën  e tij.
     -Këtu është  parajsa e Mafies, Thoma. Ndaj përmendu! –vazhdoja  unë  pa  ditur  nga  t’ia  filloja  dhe  nga ta  mbaroja  sqarimin  me të.   
     -Pse? –u hodh  ai sikur  e pickoi  arëza.
     -Pikërisht,  kjo  është  ajo që  kërkojmë të dimë të gjithë!  -ia  preva  pa  e  parë  në  fytyrë. 
      -Thuamë  shkakun! -Më lutej  ai si të donte t’i gjente  anën bisedës, që  të më   ngarkonte dhe  mua  pak  faj... 
       Në fund të fundit, le të merrja  dhe unë  pjesën e fajit  që më takonte.  Në atë mish-mash   të krijuar  në  atdhe,  të  gjithë  kemi  nga  pak  faj. Megjithëqë  ne  Shqiptarët,  duam  me  çdo  kusht që  fajin tonë, ta  ndajmë  me  të  tjerët.  Bile,  sikur  t’ua  ngarkojmë  gjithë  fajin   botës,  akoma  më  mirë.  Kur  ndahen gabimet  ne  zmbrapsemi, për të  treguar,  se  ai nuk na  përket. (E nuk derdhemi, sikur  ndahen  tokat...)
    Nuk  e di  si  i  thotë   bota  këtij  gjesti, që  ne e quajmë  zgjuarsi.
Po “thonë”  se  ngjason  me  zgjuarsinë e  dinakut...  E kujt  i  prish  punë?  Pasi jemi të sinqertë  që duam  të quhemi   dinakë! Këto mendoja  unë që  ngela  në  Shqipëri,  por  Thomai  që  kishte  ikur  në  Evropë,  me  siguri  që  mendonte  ndryshe.
     Kjo  dukej  qartë  qysh  tek  rregullimi që i kishte bërë emrit  të vet.  Se i pëlqente  më  mirë  ta thërrisje  Tomi, se sa Thoma. 
   Ndërkohë  kishte  kaluar  dreka,  kur filloi  prapë të  më  fliste  i flaktë  për   Tiranën. 
   Por unë, duke përfituar  nga  turbullimi që pësova, kur  u  gjendëm nën  hijen  e një  katërmbëdhjetë katërshi  me pronar  një politikan të ri, e përshëndeta  i  pamundur  të vazhdoja  më tej;   Drekën  e  mirë!
    E dija  se ashtu bëja  veten të  qetësohet, por  jo Thomain, që do të rendte  akoma nëpër Tiranën e shitur e të blerë nga po vetë  shitësit... 
 

Miri  Dhrami.
Athinë. 2004.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
DJEMTË E XHA MUSAIT (22-12-2007)
JAKOPSI (22-12-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Miri P. Dhrami

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]