Vendosa te shkoj ne Amerike.
Une nje e Culi dy.
Une kisha shtate vjet edhe Culi gjashte.
Une i veshur me nje kemishe pa menge, pantallona gjermmi gju. Culi, kemishe me menge.
Qe te dy s'bathur.
Qe te dy pa takije.
Na kish djegur fort djelli, qe nga veshet e gjer ne thembrat e kembeve dhe kishim kembyer, asaj vere, tri lekura. Nuk di sa lekure nderon gjarpri ne mot e sa qime ujku, po neve kishim nderuar tri lekure.
Dhe ish Korrik.
Pa fjale se edhe ne keto lekurat e reja drizat kishin lene mjaft gjyrma, po, u pyes Zoterine t'uaj, qysh do ish e mundur ndryshe te arrish, dege me dege, ku jane folete ose te mbledhesh kumbulla ne mezhdat e arave ?
Keshtu si ishim, ne vendosme te shkojme ne Amerike.
Po te deshnim mund te shkonim e ne Vllahi, se per ne qe te dyja ishin ne der'e e shtepise : - ketu Vllahija, aty Amerika - po neve na u pat mbushur mendja per ne Amerike. "Vllahija u be batall qe kur doli Amerika", pat thene, dikur, Trifun-kasapi edhe neve e kishim mbajtur ment fjalet e tija.
- Vllahija ka mbetur vetem per sy-leshet qe shkojne Shengjergjit e vijne Shembitrit, thesh fshati, edhe as une, as Culi nuk ishim sy-leshe.
Pervec kesaj :
- C'te kerkoni ne Vllahi, kur Vllahine e beri batall vete Trifun-kasapi ? - na kishin thene nuset.
Edhe fjala e nuseve ish per ne fjale vendimtare, asaj kohe.
Se, pata harruar t'u them qe ne fillim, qe une edhe Culi ishim te martuar, me kurore, si e desh puna.
Nusja ime kish shtate vjet dhe i theshin Marine.
Edhe sepse, Culi edhe une ishim bere vellezer - me gjak ne gisht, si behen vellezerit - nuset tona ishin kunata.
Prandaj rrinim tok, ne nje shtepi me te ndara shume aty prane jazit.
Shtepija jane ish ndertuar me gure lumi, te rradhosur ne toke njeri pas tjatrit. Kish edhe porte edhe dere, per te hyre e per te dale.
Atje brenda Marina ime edhe nusja e Culit benin punet e shtepise : buke prej balte te thara ne djelle mi copa qaramidhe edhe gjelle prej levezhge bostani.
Atje prisnim e percillnim miqesine te moshes sone, dyke u pershendoshur si pershendoshen te medhenjte.
- Mir¹ ndajnate, moj nus e Cilit.
- Ose :
- Mir¹se u gjejme, moj nus¹e Culit.
- Mir¹ se ardhe, te lumte kemba, urdhero e hyre brenda.
- Ju arthcin nje mije te mirat po do shkoj, se kam djale ne djep e me qan.
Ajo qe thesh se i qante djali kish tete vjet.
Dhe pastaj :
- Do-nje karte a kini marre nga te largmit, moj nus¹e Cilit ?
- Kemi marre, kemi marre, falemeshendet te gjitheve, i math e i vogel.
- Te fala paste e gezuar qe paski marre fjalen e mire.
Dhe zonjat e shtepise u jepnin dy pika uje ne nje cope filxhani. Kesaj i theshin kafe e raki, si pas rastit, edhe miqesija bente sikur e pinte dyke uruar.
- Sa te mire e paske goditur, moj nus¹ e Culit, per dasme e per gezim.
- Te lumte goja, t¹u beft¹ e¹argjende.
Dhe, kur shvilloheshin keto ceremoni, une dhe Culi rrinim mi gur, jashte shtepise, edhe si burra qe ishim, benim sikur nuk u vinim veshin (se c¹flasin grate midis tyre s¹duhet te mbash veshin.)
Asohere kjo Marina ime kish nje cupe qe ish cupa jone.
Edhe kjo cupa jone ish nje dege shelgu me dy bigla ne vend te kembeve e veshur me tre gishtrinj basme.
Edhe dega e shelgut me dy bigla qante kur e kur, si qajne gjithe femija, kur u vjen te qajne. Marina e qortonte, po me kot, se gjer mos afronte ne gjiri, per qumesht, kjo foshnja nuk pushonte.
Edhe kur ngjisnin keto te gjitha une e Culi rrinim gjith mi gur e bisedonim si burrat per te tjera pune me rendesiŠ
- Pa me ish kjo nus¹ e Cilit (Cili jam une) nje vogelushe e bardhe si nje top debore, sy-shkruar si cudija, sa degjonja dendur boten te flase :
Si rusp eshte t¹i rrembesh koken e te ikesh !
Dhe kur degjoja keto me behej nje bosh i math ne zemer se fort e desha, sa isha gati t¹a mbyll ner kafaze e ner zendaneŠ
E desha fort, po per te thene nuk i thesha.
E perse t¹i thesha kur ajo vete ish nusja ime ?
Lonim bashke lodren e te medhenjeve dhe dashuroheshim pa folur.
Nje dashuri si prej se verteti, shkuar se verteti.
Kur ndaheshim ndajnatave me dukej se isha i denuar te hy ne burgje. Ndjenja nje bosh te math, te math, ketu ne zemer.
Po dendur haseshim edhe pas ndajnate, ne kroj, ku Mem¹emjere me dergonte te lahem nga pluhuri i dites. Dhe vonohesha atje gjer sa trokiste dera e dilte edhe Marina per t¹u lare. Pa rrinja i turbulluar fort dyke veshtruar Marinen qysh mirrte uje me grushte per te lare syt e saj te shkruar.
E qysh pastaj, sbulonte kemben, gjer lart permbi gju, edhe e vinte atje ku rrithte kroj.
Dhe kaq te bardha ishin pulpat e Marines, atje ne uji i shkembezuar, sa me mbushej shpirti me dridhje shume e kethenja kryet, nga pjergulla, a ne yjt e qiellit, per te mos t¹a veshtruarŠ
Po desha, dhe desha me vrull te vonohet sa me shume.
Dhe une desha me kot se ajo mbaronte se rrahuri ujin me duar e kembe dhe si mbaronte me thesh :
- Tashi, naten e mire.
Edhe ikte me vrap per ne shtepi e me linte te mjeruar fort.
E ne vrap e siper i ndrinin kembet si debora, mbrenda ne t¹erret.
Si mbyllej dera une vonohesha dhe pak per te degjuar zerin e kronjeve dhe pastaj kethehesha dyke fershellyer, se ish erret.
Pa nat per nate e shihja Marinen ne enderr. Sikur dilte nga kora e vinte prane meje. Edhe kur kroji e jazi e bulkthi i shtroheshin kenges se tyre, ne ngriheshim se bashku, ne perfytyrime pa mbarim mbi dhe e mbi ujra. Sbrisnim kur e kur mbi toke a mbi nj¹ato peme te lulezuara a neper geshtenja dhe si qendronim pak per te pire uje ne kronjt e ftohte, rifillonim fluturimet tona.
Kjo pat qene dashurija ime pare, qe me bente kaqe te lumtur e kaq te mjere.
Dhe pastaj nuk guxonja t¹ja tregoja.
Nje dite nga ato ditet e shumta te asaj kohe ishim duke luar sy-mbyllur me Culin e me te tjere.
E zura per dore Marinen dhe vrapuam te fshihemi gjekund, aty ne mulliri. Ishim te lodhur fort edhe vendi i vogel, sa nje fole shpesherije. Rrinim prane e prane, aqe prane sa degjonja si i rrihte zemra tak-tak si trojka e mullirit. Kurre nuk kisha qene aq prane Marines dhe kurre nuk i pata ndjere sa for mund t¹i rrahe zemra. Pa era e trupit te saj te vale si era e luleve te fushes qe me bente te mbyll syte, i lumtur.
Sa i vogel ish furiqi yne !
Po, sa do i vogel qe ish na nxinte qe te dy : mua edhe Marinen time.
Degjuam qe pertej nje ze qe therriste :
- Cel !Cel !
U shtypme njeri pas tjetrit, ne folene tone.
I ndjenja tani fijet e flokeve te arta ne fytyren time.
Dhe morniza lumturije me zbrisnin neper trup.
Dhe tjater zhurme, pervec zemres se Marines edhe ujit te jazit qe derdhej bosh, nuk kish.
Doli nje kocomi, aty ne hambari i vogel, i vogel sa nje arre. I vrau drita syte edhe, fesh-fesh, me gjith bisht, hyri prape ne vrime.
Ngrita syte te veshtroj nje mize qe sillej mbi ne edhe hasa veshtrimin e Marines.
Befas kjo nusja ime rrembeu fytyren ner duart e saj dhe me veshtroi drejt ner sy.
- Mos luaj ! urdheroi zeri i saj.
Dhe une s¹lojta.
- Mbaji syte hapur !
Dhe une i mbajta.
- Shekoj gjesend, ja, ketu brenda, ne syte tend.
- Ne syt e mij ? C¹do te ish ne syte e mij A mos do-nje kocomi ? A do-nje mize ? A do-nje thes me kashte ?
E lashe Marinen te veshtroje.
Isha nje loder ner duart e saj.
Dhe loder jam sot ne duar vashash.
- Ti ke ne sy brenda nje cupe qe lot. Dua t¹a di cila eshte ?
Balli i Marines ish vrejtur fort. Si mali i Thate me debore, kur vijne t¹a rrethojne rete.
Me frikesoj zeri i saj dhe nuk lojta vendit.
As nuk pulita syte.
Por per te veshtruar e veshtrova edhe une drejt ne sy. Ne syte e saj te kalter e te kulluar si engjellushet e korave. Dhe ja! atje brenda pasqyrohej fytyra ime (si e kisha pare ner flluskat e ujit te liqerit e ner flluskat e sapunit).
Marina me leshoi fytyren e foli :
- Pashe nje cupe ne syte tend. Lonte- lonte si nusk e lales e s¹dinja cila ish. Kisha frike mos ish do-nje tjater.
- Tashi me duket se jam une.
Mua m¹u hodh zemra perpjete.
- Ti je, thashe, ti je s¹ka tjeter. E gjer ne Perendija e gjer ne mali, ti. Ja, edhe une jam ne syte tend. Kur do behem i math e do kem shume pare do martojemi me te vertet.
- Me duak ?
- Me duak, me tela, me fustan.
- Une e dua boje-qielli.
- Boje-qielli, si t¹a duash ti.
- E me doreza te bardha, pe hoje.
- Pe hoje te bardha.
- Sa me do ti mua ?
- Gjeeer ne mali e me lart, gjeeer ne gjoli.
- Edhe une gjer ne mali. Sa Nenen, e me shume !
Ishim tari prane me prane, sa faqja ime prekte me te sajen.
Dhe ujit rrithte me zhurme.
Dhe kocomiu hynte e dilte, aty prane hambarit.
Dhe zemra e Marines ish qetuar krejtŠ
- Te pashe, te pashe ! u degjua zeri i Dimushit jashte.
- Cape te zbardhur ne kalldrem.
- U ngritme dhe ne. Dhe dore pas dore rentme dhe hyme ne brithmen e shokeve.
Amerika jone e asaj kohe ish aty, afer tregut, ne nje vend ku ishin copa xhami e filxhani.
Keto ishin dollaret tane.
Kur e kur bridhnim edhe ne Amerike te Zeze, qe ish pak me tej. Ketu kish kuti te bardha e te kuqe e dy-tre gishtrinj basme me ngjyra (se kisha cupeze e duhej veshur, mos na qeshe botaŠ)
Per keto vise kaqe te largeta u patme nisur nje dite vere, une nje e Culi dy.
Shume here mundet t¹u pata nisur per Amerike e vise te tjera ne kohen e Marines, po ate te asaj dite nuk me vjen t¹a harroj kurre.
Sbritme gjate jazit dyke mbajtur perdore nje spango te gjate ku kishim lidhur nje cope derrase. Ky ish vaporri yne i ujit.
Se ne kishim degjuar se ne Amerike shkojet me vapor te ujitŠ
Marina edhe nusja e Culit e disa fqinjeri vinin pas nesh.
Ndarja pat qene e mallengjyeshme e me shamize ne dore, si bejne te medhenjte, kur ndahen.
- Te na shkruani karta, - foli Marina.
- Do shkruajme per dite, i thashe (asaj kohe une kisha filluar te beja karabacka ne pllake).
- Te vini shendoshe e te ketheji shendoshe, me pare nje shoshe, foli nus e Culit.
Dhe pastaj si te medhenjte, u pushtuam ne krahe dhe beme sikur qajme.
E zura Culin per dore edhe sbritme nga rema.
Nuk fliste as ay, as une.
Mblothme me zell xhame e copa teneqeje e shume sende te tjera me vlere, per ndere te shtepise.
Dhe kur pregatiteshim te nisemi per ne vilajet, u javitne aty perpara nesh Arapi, Durua, i Llukes edhe Verdhaniku.
Ata te tre pertej, ne te dy ketej.
Midis nesh uji i jazit.
- Ku do vini o Duro ? (Arapi ish me i math po ne pysnim Duron).
- Xhe-ku veme, ande poshte, - foli Arapi, po yve ?
- Ne shtepi.
- Ne xhe-ku veme per te mire, - foli Durua.
Ndejme pastaj e me s¹thame gje : ata pertej edhe ne ketej jazit.
Arapi, Durua edhe Verdhaniku u afruan koke me koke edhe biseduan gjesend.
Pastaj Arapi foli :
- Po te doni i marrim dhe yve, a po doni te loni me cupat ?
Tere krenaria jone prej burri, e prekur kesilloj, ndjehej e shkelur neper
kembe.
Hapa gojen e fola :
- Thoni ku do veni edhe pastajŠ
Biseduan qe te tre koke me koke, po c¹theshin andej jazit degjohej edhe
ketej. Na e kishin nevojen per te forcuar tarafne se te tjeret ishin zhgane
nga pese nga gjashte e me shume. S¹kishin ata Arap mi krye, po ishin te
shume.
- Po te vini, ne u rrefejme.
- Vijme.
- Kane ardhur qerret me bar ne Hani i Petros. Veme ngjeshem bar edhe pastaj
kollovitemi me qerre ne fushen e m¹at¹ane.
U zume krah per krah me Culin e folme sa folme ne vesh. Pastaj nxorra gjithe
thesaret qe kisha mbledhur ne Amerike edhe ia dhashe t¹i vendose ne vendin
qe dinim ne (ja u tregoj tani juve, po te mos i thoni Duros : ne mur te
mullirit ne qoshja, eshte nje vrime sa te futesh krahun).
Une kalove remen edhe hyra midis te tjereve.
-Prisni se ja po vjen e Culi.
Dhe si ardhi Culi u nisme qe te pese, krah per krah, me Arapne ne mes, dyke
u hedhur perpjete si keca Marsi e dyke kenduar :
Ore djal¹i Jacese,
Trim o Kapedan ;
Kur me shkon sokakute,
Hidhesh si shejtanŠ
Nuk di si hidhej djal i Jaces, po neve si shejtan e shkuar shejtani, arok e
shkuar aroku, pelivane !
Perpara Hanit kishim qendruar, me te vertete, nja pese qerre me bar, te
ngarkuara gjer ne maje, sa dukeshin si miza qete perpara.
Binte ere lule nga te fushes.
Brenda ne plevice bari ish ngjitur gjer afer trareve.
Kish shume djem te moshes sone e me te medhenj qe ngjishnin bar. Hyme edhe
ne edhe ia krisme lodres. Ngjiteshim ne trare, njeri pas tjatrit, edhe
hidheshim perposh, me sulm. Zireshim dore pas dore edhe lonim valle.
Ndaheshim ne tarafe, ca me Kapedan Kajon e ca me Myftara Bimbashne edhe
nisnim luften, bam-bum ! kush ishte i mundur mbulohej me bar.
Ner ato pak reze djelli qe hynin terthorazi levrinte tremba-tremba pluhuri
qe ngrihej se reposhmi.
Ardhi pastaj Culi qe jashte ku kish vajtur te pije uje edhe tha :
- Ore djemani, po shkojne qerret per ne fushe.
Sa te mbyllesh e te hapesh syte Hani mbeti bosh edhe qerret plot.
Disa prej nesh hypne ne rrazhnicat e qerres.
Ishin te kuq si lulja e kuqe.
Dhe trupi na ish plot me byk te ngjitur me dirse.
Na dilte sojesh nje avull i zjarrte.
Binte ere katrani nga boshtet e rrotave ?
- Aga, me merr edhe mua, - vinte do-nje i vonuar.
- Edhe mua, Aga !
- Edhe mua !
Edhe ngarkoheshin qerret me djaj te kuq. Kur niseshim per ne udhe nje
brithme gazi cante rruget, sikur ish dasma e Rogoz Beut te Tokoci Pashajt.
- Hajs, hajs ! bertisnim ne. Dhe qete nxitonin capet.
- Oha, oha ! ia priste i zoti i qerres. Dhe na kanosej te na zbrese poshte.
Po nuk na zbriste.
Dhe ne linim qete e fillonim bisedimet tona.
Kishim qene pese, tani ishim tete.
Rruga ishte plot fije bari e fije kashte.
Kur iu afruam lumit, Arapi i hodh poshte. Edhe ne pas tij.
- Ore, ne do veme te lahemi ne sofat, kush te doje le te vije.
U keputne nja tre nga qerret e tjera edhe u bashkuan me ne. Te tjeret, qe te
mos i bejne vollen Arapit, sbritne pak me tej.
Kaluam gardhin me ferra edhe u leshuam arave, permes, qe te shkurtojme udhe.
Misri e kish buken te njome, qumesht jo tjater. Edhe ish vaditur rishme. Ku
shkelme ne mbet gjyrmr e gjalle, sikur kishin shkelur pelat e egra. Balta
ish e bute fort e sikur ish bere qe te na perkedhele kembet.
Nuk keputme gje se e lame kur te kthehemi (se ku t¹i fshehesh ata kallepe,
kur shkon te lahesh ,) vetem Arapi, si arap qe ish, mori dy kungelleshka te
njoma, per te lojtur ne uje, ne vent te topit. Une edhe Culi keputme ca
mustaqe misri edhe rrahme t'i ngjitem ndene hunde qe te dukemi si burrat e
cinimacinit.
Kishim edhe shume gjer buze liqerit kur u degjua zeri i Arapit, si ay i
Bajram tellallit :
- Nje...dy...tri... mbetet i share kush hyn i fundit ne uje!
Pa fjale se Arapi na e kish punuar e ish nje te shtene gur perpara. Po, edhe
keshtu e shara ish e share.
U thirrme kembeve sa me te mund neper miser, neper kunguj e mbi gjerdhe. E
qe mi gjerdhe kush mi tel kush ndene tel, me te gulcuar e me shpirt ne goje,
gjer buze liqerit. Aty hith kemishen, hith pantallonat edhe bulldump! ne
uje.
Une dhe Culi kishim sveshur kemishet qe rruges, ne vrap e siper e hyme ne
uje ner te paret. Vetem e vetem mos na qeshen se mbetme te share! Ca mbetne
prapa, me kockorre e gjemba ne kembe, e ca se i zuri teli e i corri
fertel-fertel. Durua ra ne uje me gjith kemishe, Kocomiu me gjith takije,
cun i Cucit, cale-cale, me gjith kockorre e kembes.
Po puna eshte se nuk mbetne te share.
Ish kaqe i ngrohte ujet, kaqe i embel djelli i Korrikut dhe kaqe i math gazi
e zhurma sa, pernjemend, e harrova krejt Marinen time edhe shtepine prane
jazit.
U pata nisur per ne Amerike, po ja qe ne liqer ish me mire!
- Te bejme lufte! - tha dikush.
- Lufte! Lufte! - te tjeret.
Edhe zuri lufta.
Me uje, jo me zjarr si behet lufta e vertete.
Uje qe ia hithnin shoqi-shoqit, si sterkala, ne fytyre.
Dhe ne keto sterkala lonin gjithe ngjyrat e ylberit.
- Une jam Karadaku!
- Une jam Nemci!
- Une jam Cinmacini!
Edhe, Karadak-e-Nemc-e-Cinmacin-bashke e sa e sa kombe te tjere, bjere e
bot, me uje shoku-shokut, sa nuk dukej gjer ne sofat te dyte vec se shkumbe
e gjalle.
- Prite o Karadak topne e Nemces!
- Prite, Nemc, plumbin e Karadakut.
- Prite! Prite!
Hynte pastaj me kuje e buje te madhe si ariu i malit Moskovi, si i thesh
vetes Rrapi i Xhyres, e na vinte te gjithe perpara, shkumbe per shkumbe e
vale per vale, gjer sa na leshonin syte shkendija ngjyre-ngjyre.
Linim asohere luften per do-nje Arap a per do-nje Rrapi qe e kishin inatne
te forte e dilnin te clodheshim ne ane. Shtriheshim sa gjat e gjere, ne
shur.
Pa na vertitej kjo bote, me male, me kodra, si ne motne kur do dale
Qofte-largu me nje stome uje ne dore. Njeqind daulle ne veshe, njeqind pela
te egra mi krye e gjith kjo bote vertitu rotull, si pa gje te keq.
Platiteshim pastaj, dalengadale, edhe dremitnjim pak.
Kur na shtrengoje urija, Culi shkoj ne Teto-Vasa, qe e kish aty prane e na
solli buke e djathe. Buke- cerepi, kjo, e bute si pambuku. Ha e ha gjer sa
s'mbeti therrime per be.
Na digjej tani gryka per uje, po, kroji ishte larg. Ngrehu tani Cili e hyre
pertej sofatit te trete, me not te rrepte, edhe pi uje sa te duash, se
liqeri eshte plot. Ish pak si ngrohte ky uji i liqerit tone, binte era peshk
e barishta, po i kulluar si ay s'ka tjater. Edhe i embel, mjalte. Edhe i
lehte si penda, se jo me kot ish uje i rrahur ne dallge.
Dhe kesilloj, hyre e dil, bjere e ngrehu : te lodhur nga noti te kapitur nga
djelli e te dermuar nga lufta, me shkendija ne sy e daulle ne vesh, ndenjme
aty gjer afer zemres.
E kur rrinim dyke u thekur e pjekur ne shur, u degjua zeri i Arapit :
- Ore, te vine ata te kater qe jane me mua.
Hynte ketu edhe Cili edhe Culi.
U mblodhne koke-me-koke, me bark : une nje, Culi dy, Durua tre, Verdhaniku
kater edhe Arapi pese.
Arapi foli :
- Ore do tu them gjekafshe, po eshte i share ay qe rrefen. T'a dini!
- I share - thame ne.
- E t'ja marre zhaba dhise qumeshtin.
- T'ia marre.
- Iu mbyllte dera me kyc e katinare.
- Iu mbyllte.
- Mire. tashi u them : Kam pikasur ne nje vent, qe s'e di asnjeri, nje fole
laraske. Ka njezet veze. Ne jemi pese. I marrim, i ndajme nga kater per shoq
edhe i a veme kllockes te na nxjerre laraska. Njezet laraska! I rritem e di
une vete c'bejme pastaj.
- I lidhem per kembe.
- Lere ti, pa te them.
Neve na u turbullua krejt edhe ajo pak mendje qe kishim kur degjuam per
njezet laraska.
- Me bisht ?
- Ke pare ti laraske pa bisht ? A, bir, a... ku je ngrysur ?
- Mire, ne jane me bisht, i duam.
Ne qe foshnja i shekonim laraskat mi qaramidhe e mi plepa, po as ne, as guri
tone nuk i zinte. Me kot u hidhnim dhembet qe na nderroheshin e u bertisnim
:
Moj laraske,
Kembe-kaske...
ato gjithe maje plepit. E qe atje na veshtronin me perbuzje.
Tani, njezet laraska te vogla ne duar tona!
- Veme ? - pyeti Arapi
- Veme! - ne te gjithe.
- Haj, po mos na pikasin te tjeret.
U veshme tines e u mblodhem ne Luadhi.
Na u lut Kocomiu t'a marrem, po kush ndahej nga te kater laraskat e tija?
Na ra ghyrmes, gjer ne Plepi, Gagaci edhe Ogici, po ne iu leshuam me gure
edhe ata, pane c'pane, e u kethyen.
Kaluam neper mezhda e gjerdhe, dyke shkundur, ketu nje kumbull, aty nje arre
e pertej do-nje aguridhe te tharte.
Brodhem gjer petej Udhes se madhe, ne Ajazme e gjer ne Shpellen e
lakuriqeve. po folene nuk e gjetme.
- E kane marre te tjeret - foli Arapi i zemeruar.
Edhe u betua per kete uje e per kete dhe e per shpirt te te vdekurve, se do
t'u punonte te njemije e njeqindat gjer sa t'ia japin prape laraskat, se te
tijat jane.
Me qe ishim aty shkuam ndene Gur te etheve edhe lame shenje te grisur nga
cipet e kemisheve.
U kthyem ne Ajazme e pime uje te ftohte, sa ment e shteruam. Kaqe etje
kishim!
Pikasme aty nje molle te veres , te bryllte, po na thirri dikush qe pertej e
na ra me gure. ju pergjegjme e ne me gure, po as-nje molle per be nuk
muarrme.
Ishim te lodhur fort dhe djelli me te perenduar.
Na digjej trupi si furre e Xha-Ndinit, sa na nderohej lekura.
Asohere mu kujtua mua edhe Culit se u patme nisur asaj dite per ne Amerike.
I lame shoket edhe u perzjeme me dhit e fshatit qe ktheheshin nga mali.
Une e gjeta Gjesen tone, Culi Saren : i zume per qafe edhe zbritme per ne
shtepi, ne mes te tufes.
Shtepija jone ish shkretuar krejt. Nje pjese e gureve ishin hedhur ne jaz.
As Marina aty, as Pina aty.
Na kishin pritur gjithe diten e pastaj kishin hyre neper shtepi.
E ndjeme veten fajtore.
Ishim te mjere fort, sikur kishim ngrene shprenda.
S'di kush na pat pikasur ( te jete Gagaci ? te jete Kocomiu ? te jete Laboti
?...) vendin tone ne qoshja e mullirit ku kishim fshehur thesaret.
Vendin e gjetem bosh...
Kaqe gaze e kaqe mjerime, mbrenda nje dite!
Asaj ndajnate nuk guxova te dal ne kroj per te pritur Marinen.
Kisha turp...
Nuk di ne doli edhe ajo per te lare ato pulpat e bardha e ata syte te
shkruar.
- Cilit iu mbytne gjemite me rresk - me talli motra e madhe.
- I eshte rrjepur hunda nga djelli - foli tjatra.
- I shkon sa t'i vije rradha te martohet - qeshi Nena.
- E mire-mire, ay eshte i martuar me kurore.
Dhe qeshne te gjithe.
Ata qeshne e mua me vinte te qaj.
Edhe me duket se ndjeva si me ngrohen syte. gelltita lotet e teperta edhe
lashe kaqe sa te kem zhizha te ndritura e reze te arta midis syrit e
zjarrit.
Darke nuk hengra. Me patne thene nente here te rri ne sofer e une prita te
dhjeten.
Po e dhjeta nuk ardhi.
Dhe mbeta pa buke.
Fjeta i mjeruar edhe i penduar fort.
Kur i kujtoj keto te gjitha sikur ndje edhe sot nje gur mulliri permbi
zemer.
Sikur e shoh Marinen me pulpa te bardha, me sy te shkruar dhe me ate trup te
nxehte, qe mbante ere lule-fushe, aty ndene ate pjergullen e krojt a ne
foleja jone e mullirit - e me vjen te ik e te marr malet...