Pranvere
E merkure, 17-01-2007, 01:03pm (GMT)
Nëpër hekurat e tkurrura si gardh Nëpër dhogat e thumbuara me thumb Një rreze dielli hyri si për çudi Brenda në terrin e hadhit.
I nemitur dritën e kuqe vështroj Dhe rrah ta shtie rrezen nër duar Por zinxhirat, që tringëllijnë me kobe S’më lenë të ngrihem më këmbë.
Pra sytë i mbyll që rrezen mos e shoh Por s’di se si nga jashtë vjen Një erë e athët plisi dhe lajmin sjell Se në botë ka ardhur pranvera.
|