Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 13-10-2008, 10:08pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
 » Miradie Maliqi
 » Mazllum Saneja
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Muhamed Kërveshi
 
E harruar në dashuri
E merkure, 17-01-2007, 01:24pm (GMT)

Tërë dashurinë time atij ia fala. Ai dëshiroi t'i takojë tjetrës. E vrava sepse e dashurova marrëzisht, që të mos i takojë tjetrës, që të jetë prore pranë meje, vetëm imi.
I vdekur s'mund të ikë prej meje!
Shumë gjëra, kur ia marrin njeriut, mund t'i kthehen, përveç dashurisë dhe jetës.
Ai më mori shumë nga dashuria ime. Çdo gjë harroi. Asgjë nuk ma ktheu me të mirë.
Jeta pa dashuri është hiç. Dashuria pa dashuri vyshket.
Unë pa dashuri nuk munda dhe s'mund të jetoj.
Unë e kam dënuar veten më rëndë se atë, se sa do të më dënoni ju. E kam dënuar me vdekjen e tij, me dashurinë time të plagosur për vdekje.
Vdekja e tij çdo ditë po shoqërohet me mua.
Jeta ime nuk mund të ikë nga vdekja e tij. Ajo ecën shpejt, nën tokë, nëpër ujë dhe nëpër qiell. jeta ime s'mund të fshihet nga ajo. Kudo ajo më sheh dhe më njeh.
Çdo dënim juaj do të jetë më i vogël dhe më i lehtë se dënimi i dashurisë sime ndaj meje.
Veproni sipas drejtësisë së ligjeve tuaja! Edhe dashuria ime do të jetë e kënaqur dhe nuk do të kundërshtojë.
Duket se edhe dashuria na mëson ose na detyron të bëjmë mëkate të mëdha, por nëse i bëjmë për të, të gjitha na i fal.
Dashuria ime e çmendur gati çdo lidhje me jetën ma ka ndërprerë.
Çdo ditë po dal dhe po ikë nga qenia ime. Ky proces do të dëshiroj të mos zgjasë shumë, por të kryhet sa më shpejt.
Sa më shumë të jetoj aq më i madh do të jetë dënimi për mua. Përkundrazi sa më pak ta shoh dritën, aq më i vogël do të jetë dënimi.
Mirë është ju nuk më njihni sa duhet.
S'është dëm që nuk di se ç'mendoni për mua, për dashurinë time të përgjakur.
Unë mendoj se e doni dhe e respektoni drejtësinë.
Nuk më duhet mëshira, e mendoj armik të dashurisë dhe të jetës sime.
Atë dënim që ma ka caktuar dashuria ime, atë duhet të ma jepni ju, shok gjykatës, porotë dhe avokatë.
Dashuria për dashuri.
Jeta për jetë.
Vdekja për vdekje.
Jam e harruar në dashuri.
Askush nuk më njeh mirë. Askë s'e njoh mirë tani. Nuk e njoha dhe s'po e njoh sa duhet as veten. Për këtë mos më bëni fajtore, mendoj se për këtë çdo faj i takon dashurisë sime.
Heshtja kurrë nuk më ka pëlqyer, e kam urrejtur. Ai me heshtje më mundonte dhe më largonte nga ai, nga jeta e tij nga brigjet e jetës sime.
Kur më tha "Jo", ma tronditi jetën, ma plagosi rëndë dashurinë, ma paralizoi mendjen.
Unë jetoj kudo me të në vdekje. Pra jemi pranë njëri tjetrit. Nëse në të s'është e mundur të jetohet gjatë, do të kërkoj një vend tjetër në jetë, në ndonjë jetë ende të panjohur për ne, nëse ka diku nën tokë, ose në qiell.
Askund nuk do të më shihni, sepse jam e harruar në dashuri.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Muhamed Kërveshi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]