Muhamed Kërveshi është poet i afirmuar, është prezentuar në shumë panorama e antologji të poezisë shqipe të botuar në Kosovë, në Shqipëri dhe vende të ndryshme të botës.
Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963.
Muhamedi është përfaqësuar në “Antologjinë e poezisë së Evropës…” Në gjuhën gjermane, që e përpiloi dhe botoi Dr. Egon H.Raketta në Bon,më 1976.
Poezitë e këtij autori të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë” , Antologji e lirikës shqipe që nga shek.XVI deri në ditët tona, që e përpiloi dhe e perktheu në gjermanisht Robert Elise, Shtutgard,
1988.
Poezitë e Kërveshit janë botuar në autologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë “Regnborgens Sanger” në gjuhën suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni Jon Milosh në Stokholm, më 1991.
Vjershat e këtij poeti janë botuar edhe në antologjinë“ Kosova errësirë” në frëngjisht, të
përpiluar e të përkthyer nga Anne-Marie Autissier, Christine Matecot, Alexandre Zotos dhe Jean-Yves Potel, e botuar në Paris më 1999.
Poezitë e këtij shkrimitari,me ngritje cilësore dhe sasiore, gjer më tani janë perkëthyer dhe botuar ne serbokroatisht, sllovenisht, rumanisht, italisht, maqedonisht, turqisht, bullgarisht, hungarisht, sllovakisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjollisht, anglisht, arabisht, persisht, rusisht, suedisht, polonisht, etj.
Muhamed Kërveshi është shkrimtar poliedrik.
Përveç poezisë për të rritur, shkruan dhe boton poezi për fëmijë, tregime për të rritur, tregime poetike,tregime për fëmijë, drama, monodrama etj.
Ky përsonalitet i kulturës sonë letrare, merret gjithashtu me eseistikë dhe studime letrare.
Muhamed Kërveshi është edhe shqipërues i talentuar dhe i njohur, sidomos i poezisë së poetëve të mëdhenj francezë.
Veprat nga ky autor:
I. Për të rritur:
Ngjyrat e dashunisë (poezi), NB “Rilindja”, 1964
Portret në miniaturë (poezi),NB “Rilindja”,1966
Hijet(poezi), NB”Rilindja”, 1968
Valët e reja (poezi), NB”Rilindja” , 1971
Rrathët (poezi) ,NB”Rilndja”,1973
Piramidet (poezi), NB”Rilindja” ,1976
Ngjyrat (poezi-serbokroatishtë-Boje),”Jedinstvo’,1977
Ura (poezi),NB”Rilindja”,1978
Kundruall (poezi),NB”Rilindja’.1980
Vazhdimësi (poezi),”NB”rilindja”, 1982
Zemra ime (antologji e poezisë),SH.B”Naim Frashëri”,
Tiranë,1982
Etje (poezi-turqisht-Suzamişliĝim),”TAN”,1982
Sheshi i ditës (poezi),NB”Rilindja”,1985
Lojë në vazhdime (poezi), NB”Rilindja”,1985
Trokitje (poezi),NB”Rilindje”,1988
Dritarja e hapur (tregime),NB”Rilindja”,1990
Syri i Kosovës (poezi) ,NB “Rilindja”,1994
Shirat flasin (poezi),NB”Rilindja”, 1997
Kontakte letrare (ose, kritika etj.),NB “Rilindja”,1999
Loti i Kosovës (poezi),NB”Rilindja”,2000
Zëri i ditëve (tregime poetike ),.SH.B,” -
Vëllezërit Frashëri”,2000
Flaka e përqafuar (poezi),SH.B “Vëllezërit Frashëri”,2001
Dashuria peng (pesë drama), SH.B”Vëllezërit Frashëri”,2002
Kopshtari i dashurisë (tregime poetike)SH.B”Faik Konica”,2003
Jetë guri (poezi),”Rilindja”,2003
Zilja e kujtimeve (tregime),SH.B,”Vëllëzrit Frashëri”,2004
Zjarri i përqafuar (poezi),NBGL”Dukagjini”2004
Çelësi (gjashtë monodrama),SH.B,”Vëllezërit Frashëri”,2005
Në pasqyre (tregime),SH.B,”Vëllezërit Frashëri’,2006
Jetë druri (poezi),SH.b”Vëllezërit Frashëri”,2006
II. Për fëmijë:
Telegramet e dallëndysheve(poezi),NB”Rilindja”,1972
Ylli rojtar (poezi), NB “Rilindja”,1981
Fjalë e nënës zog (poezi), NB”Rilindja”,1986
Shtëpia e re (tregime),,NB “Rilindja”,1989
Ura (tregime),NBGL “Dukagjini”,1997
Xhufi (tregime), NBLG “Dukagjini”, 2001
Në valle të rrezeve (poezi),Pionieri, 2002
III. të shqipëruara nga frëngjishtja:
Rome Rolani- Jeta e Betovenit (monografi),Rilindja”,1974
Pol Elyar-Porta e hapur (poezi), NB “Rilindja”, 1976
Leopold S.Senghor- Kungimet e zeza (poezi),NB “Rilindja”,1976
Kurrizi i engjëllit (lirikë-antologji e poezisë bashkëkohore frënge), NB”Rilindja”,1988
Gijom Apoliner – Vjeshta e sëmurë (poezi),NB”,Rilindja”,1990
Sharl Bolder – i huaji (Splin parisi-proza poetike),NBGL”Dukagjini”,1995
Sharl Bolder- Lulet e së keqes (poezi),NBGL”Dukagjini”,1996
Stefan Malarme – Kaltërsi (poezi) NBGL “Dukagjini”, 1997
Zhark Prever – Për ty dashuri (poezi) SH.B “ Vëllezërit Frashëri”,2002
Fransua Vijon- Testamenti (poezi) NBGL “ Dukagjini”, 2002
Antologjia e lirikës frënge (shekXIII-XXI),SH.B ”Faik Konica”,2003
Sharl Bolder- Lulet e së keqes (poezi), SH.B”Libri shkollor”,2003