Letërsia Shqiptare

Muhamed Kërveshi
E diel, 05-08-2007, 07:13pm (GMT)

Muhamed Kërveshi është poet i afirmuar, është prezentuar në shumë panorama e antologji të  poezisë shqipe  të  botuar  në Kosovë, në Shqipëri dhe  vende të ndryshme të  botës.
       
Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963.
Muhamedi  është përfaqësuar në “Antologjinë e poezisë së Evropës…” Në gjuhën gjermane, që  e    përpiloi    dhe    botoi   Dr. Egon H.Raketta në Bon,më 1976.
Poezitë e këtij autori të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë” , Antologji e lirikës shqipe që nga shek.XVI deri në ditët tona, që e  përpiloi dhe e perktheu në   gjermanisht   Robert Elise,  Shtutgard,
1988.

Poezitë e Kërveshit janë botuar në autologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë “Regnborgens   Sanger”   në   gjuhën    suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni  Jon Milosh  në Stokholm, më 1991.

Vjershat e këtij  poeti  janë botuar   edhe   në antologjinë“  Kosova     errësirë”  në  frëngjisht,  të
përpiluar e të përkthyer nga  Anne-Marie  Autissier, Christine Matecot,  Alexandre Zotos dhe   Jean-Yves Potel, e botuar në Paris më 1999.
Poezitë e këtij shkrimitari,me ngritje cilësore dhe sasiore,  gjer më tani janë perkëthyer dhe botuar ne  serbokroatisht, sllovenisht,  rumanisht,  italisht,  maqedonisht,  turqisht,  bullgarisht,   hungarisht,  sllovakisht,    gjermanisht,  frëngjisht, spanjollisht, anglisht,  arabisht,  persisht,   rusisht,     suedisht, polonisht, etj.
Muhamed  Kërveshi është shkrimtar poliedrik.
Përveç   poezisë   për  të rritur, shkruan  dhe boton poezi për   fëmijë,   tregime   për të   rritur,  tregime poetike,tregime për  fëmijë, drama,  monodrama etj.
Ky përsonalitet i kulturës sonë letrare, merret gjithashtu me eseistikë dhe studime letrare.
Muhamed Kërveshi është edhe shqipërues i talentuar dhe i njohur, sidomos i poezisë së poetëve të  mëdhenj francezë.

Veprat nga ky autor:

I. Për të rritur:

Ngjyrat e dashunisë (poezi), NB “Rilindja”, 1964
Portret në miniaturë (poezi),NB “Rilindja”,1966
Hijet(poezi), NB”Rilindja”, 1968
Valët e reja (poezi), NB”Rilindja” , 1971
Rrathët (poezi) ,NB”Rilndja”,1973
Piramidet (poezi), NB”Rilindja” ,1976
Ngjyrat (poezi-serbokroatishtë-Boje),”Jedinstvo’,1977
Ura (poezi),NB”Rilindja”,1978
Kundruall (poezi),NB”Rilindja’.1980
Vazhdimësi (poezi),”NB”rilindja”, 1982
Zemra ime (antologji e poezisë),SH.B”Naim Frashëri”,
Tiranë,1982
Etje (poezi-turqisht-Suzamişliĝim),”TAN”,1982
Sheshi i ditës (poezi),NB”Rilindja”,1985
Lojë në vazhdime (poezi), NB”Rilindja”,1985
Trokitje (poezi),NB”Rilindje”,1988
Dritarja e hapur (tregime),NB”Rilindja”,1990
Syri i Kosovës (poezi) ,NB “Rilindja”,1994
Shirat flasin (poezi),NB”Rilindja”, 1997
Kontakte letrare (ose, kritika etj.),NB “Rilindja”,1999
Loti i Kosovës (poezi),NB”Rilindja”,2000
Zëri i ditëve (tregime poetike ),.SH.B,” -
Vëllezërit Frashëri”,2000
Flaka e përqafuar (poezi),SH.B “Vëllezërit Frashëri”,2001
Dashuria peng (pesë drama), SH.B”Vëllezërit Frashëri”,2002
                                
Kopshtari i dashurisë (tregime poetike)SH.B”Faik Konica”,2003
Jetë guri (poezi),”Rilindja”,2003
Zilja e kujtimeve (tregime),SH.B,”Vëllëzrit Frashëri”,2004
Zjarri i përqafuar (poezi),NBGL”Dukagjini”2004
Çelësi (gjashtë monodrama),SH.B,”Vëllezërit Frashëri”,2005
Në pasqyre (tregime),SH.B,”Vëllezërit Frashëri’,2006
Jetë druri (poezi),SH.b”Vëllezërit Frashëri”,2006

II. Për fëmijë:

Telegramet e dallëndysheve(poezi),NB”Rilindja”,1972
Ylli rojtar (poezi), NB “Rilindja”,1981
Fjalë e nënës zog  (poezi), NB”Rilindja”,1986
Shtëpia e re (tregime),,NB “Rilindja”,1989
Ura (tregime),NBGL “Dukagjini”,1997
Xhufi (tregime), NBLG “Dukagjini”, 2001
Në valle të rrezeve (poezi),Pionieri, 2002

III. të shqipëruara nga frëngjishtja:

Rome Rolani- Jeta e Betovenit (monografi),Rilindja”,1974
Pol Elyar-Porta e hapur (poezi), NB “Rilindja”, 1976
Leopold S.Senghor- Kungimet e zeza (poezi),NB “Rilindja”,1976
Kurrizi i engjëllit (lirikë-antologji e poezisë bashkëkohore frënge), NB”Rilindja”,1988
Gijom Apoliner – Vjeshta e sëmurë (poezi),NB”,Rilindja”,1990
Sharl Bolder – i huaji (Splin parisi-proza poetike),NBGL”Dukagjini”,1995
Sharl Bolder- Lulet e së keqes (poezi),NBGL”Dukagjini”,1996
Stefan Malarme – Kaltërsi (poezi) NBGL “Dukagjini”, 1997
Zhark Prever – Për ty dashuri (poezi) SH.B “ Vëllezërit Frashëri”,2002
Fransua Vijon- Testamenti (poezi) NBGL “ Dukagjini”, 2002
Antologjia e lirikës frënge (shekXIII-XXI),SH.B ”Faik Konica”,2003
Sharl Bolder- Lulet e së keqes (poezi), SH.B”Libri shkollor”,2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.