ZJARR DASHURIE NA MBAN NË JETË
E diel, 17-08-2008, 01:00pm (GMT)
(ose dialog me ata që i dua dhe më duan)
Unë: Ju dua, o prindër, mbi çdo gjë tjetër, Ata: Lum për ty bir, ti gëzim i jetës! Unë: Ty dada Artë në zemër të mbaj, Ajo: Gim, xhan, o vëlla, loçka e motrës! Unë: Arbër, o yll, ti rrita ime! Ai: Krah më ke Bacë, i yti jam! Unë: Goni, o Goni më i miri shok! Ai: S'të ndaj nga zemra se rritemi tok. Unë: Dard(h)ane imja, dashuri hirplotë! Ajo: Me afsh të dua, zemra ma thotë! Unë: Dhe ti Moll(e)Kuqe mendjen ma tretë, Ajo: Zjarr dashurie na mban në jetë.
(1999)
|