DY PUTHJE DHURATË
E diel, 17-08-2008, 01:02pm (GMT)
Në ditëlindjen e dhjetë, Për çudinë e Benit, Babai ia ngrehu veshët N'vend se t'i jepte dhuratë Të shijshme - një çokollatë; Dhe e ngrehu përpjetë, Diç mbi kokën e tij, Pastaj e lëshoi lehtë: - U rritsh si lis, o Beni! - i tha Dhe e puthi në ballë; - U rritsh më i madh se babi, zemër! E uroi e ëma dhe e puthi në faqe. Beni e shikoi babanë: Ta arrijë iu duk i madh;
Babi e shikoi Benin: - Do t'ma kalojë, - i tha i lumtur. Edhe Beni, atë ditë, ishte i lumtur Që mori dy puthje dhuratë, Nga më të dashurit e tij Dhe harroi veshët e skuqur E të shijshmën çokollatë.
(1998)
|