MUJË S. BERISHA
SHKRIMTAR DHE PUBLICIST
Nga Kadri Mani
Mujë S. Berisha u lind në Vërban të Vitisë, më 27 shtator 1943. Shkollën Fillore e kreu në rrethin e vendlindjes. Shkollën Normale dhe Fakultetin e Filozofisë - dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe, i kreu në Prishtinë.
Është i martuar me zonjën Myrevete dhe kanë pesë fëmijë: Vlora, Sokoli, Merita, Violeta dhe Arbeni
Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore, ku punimet e tij i botoi në fletushkën e shkollës. Më vonë botoi poezi dhe tregime për fëmijë në "Rilindja" dhe "Bujku" - faqen për fëmijë, në "Pioneri", në "Zog mëngjesi", në "Mollëkuqja" dhe në gazetën "Bota Sot" - faqen "Bota e fëmijëve".
Aktualisht është drejtor i Kolegjit të parë privat të liçensuar në Kosovë "Aga Xhite", me seli në Ferizaj.
Jeton në Prishtinë.
VEPRAT
• "Zeqë Vërbani dhe koha e tij"
Monografi (libër publicistik), 1997
• "Kalorës Kaltërsie"
Përmbledhje poezish për fëmijë, 2000
• "Piktori i Vogël"
Përmbledhje tregimesh për fëmijë, 2002
Më poshtë:
"KALORËS KALTËRSIE"
/vjersha të zgjedhura/