PËRFTIM I NJË NATE NË ZABEL
E marte, 08-04-2008, 08:41pm (GMT)
Edhe pasmesnata m’zuri tek Rrasa e Kroit fare të harlisur si një zog kur bie në dorë. Bëra të çohem e të shkoj n’shtëpi buzë përroit që të shtrihem n’postajë t’bardhë gati si borë.
Malin dhe natën i zuri gjumi në krahët e mi, çan një thirrmë,por s’di t’i përgjigjem s’di. Gishtat rrahin gjunjët si t’shkruajnë në makinë, midis lisash gur jam bërë-një gur i zi.
Ndaj të gdhirë kur m’kish marrë një gjumë i lehtë m’u fanitën hapat e babait hedhur tek e rrallë. Sakaq treti tamam si një hije përmbi fletë dhe u zhduk n’fond pa më lënë asnjë fjalë.
Brofa-gishtat vazhdonin n’gjunj gjurmë pa lënë! Sa mali qe ajo hije që mori qiellin në shpinë... Më pas do lot të ngratë qepallave ranë. Ooor baba-thira,-gjendem këtu mbi makinë.
|