 |
| Murat Isaku |
MURAT ISAKU (1928 – 2005)
U lind në fshatin Gajre (Tetovë) më 1928, ku e kreu shkollën fillore, kurse shkollën e mesme e vazhdoi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë dhe Gjakovë.
U diplomua në Universitetin e Beogradit(katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe). Disa vite punoi si profesor në gjimnazin e Tetovës, gazetar dhe redaktor në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe të televizionit të Shkupit.
Botoi këto vepra:
Poezi:
,,Zani i malit,, 1960
,,Buzëqeshja e mesditës,, 1963
,,Kurora e trollit,, 1968
,,Drithma,, 1975
,,Blana,, 1982
,,Ngushllim i bukur,, 1989
,,Shtara,, 1994
,,Egjër,, 1998
,,Dolli për gjërat e humbura,, 2000
,,Ngutem të marr një frymë,, 2001
Tregime:
,,Unaza e djerrinës,, 1971
,,Gërsheta,, 1978
,, Sheshtina,, 1982
Romane:
,,Dielli e din rrugën e vet,, 1965
,,Flaka e vonuar,, 1967
,,Plagët,, 1975
,,Rreckajt,, 1979
,,Etje,, 1982
,,Damkat,,1986
,,Shtjella,, 1989
,,Rrengu,, 1991
,,Fatprerët,, 1995
,,Banesa në katin e tretë,, 2001