Letërsia Shqiptare

Ballkani
E merkure, 01-08-2007, 05:27pm (GMT)

Në hartën gjeografike të Evropës Lindore
Të vizatuan ftohtë, me përpikëri.

Mësuesi i historisë në klasës e fillores
Shpjegonte për luftëra. Ekspedita.
Kryqëzata e parë.
Kryqëzata e katërt.
Beteja e Kosovës…
Dhe nëpër gryka
Shumë luftëra, shumë prita.

Në Mesdhe ke futur hundën prej dheu, prej guri.
Sa mundën të ngrinë e të rrahën shpata e druri.
Ballkan. Tufan. Kallkan.

Dhe në gryka prita.
Dhe në shtigje tradhti.
Ballkan. Tufan.

Krijuar nga uji, dheu e zjarri.
Krijuar nga gjymtyrët e gjaku.

1981



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.