Letërsia Shqiptare

Më ranë plumbat, më ranë!
E merkure, 01-08-2007, 05:28pm (GMT)

Më ranë plumbat, më ranë
Në jetën time të pluhurosur mes Ballkani,
Në rrënjët e mia të lashta, në gjuhën time origjinale
Më ranë plumbat, më ranë
Në ballin tim të lart në kraharorin tim lakuriq,
Dhe hëna lëshoi gjak
Dhe dielli im nën re u tulat.

Ah më ranë plumbat, më ranë!
Ah, më ranë tash dhe fjalët, më ranë,
Më shumë se plumbat më vranë!

1990



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.