Pas pushtimit*
E merkure, 01-08-2007, 05:29pm (GMT)
Gjatë pushtimit Gjeografia e atdheut rrudhet.
Tyta lëvizin nëpër muzgje. Maleve.
Pas pushtimit Fjala përzihet me hekur Dhe pak barot.
Fjala bombë Pëlcet nën helmeta.
Pas pushtimit Atdheu rrudhet, ngrehet si pushkë, Që si top të shkrehet për ta shëruar gjeografinë.
* Kjo poezi fitoi çmimin e parë në konkursin e revistës letrare «Jeta e Re»- Prishtinë, më 1980.
|