Kosova është gjaku im që nuk falet
A. Podrimja
Është grykë pushke
Dhe drith fushe.
Fushë e bardhë, e përndritshme…
Abetarja ime
Fushëmëllenja ime.
Linja të larta tensioni,
Kosovë e ngarkuar me elektron.
S'më borëton zemra.
Brongofobia nuk më sulmon.
Më ngroh dheu dhe qielli yt.
Fushë e bardhë, e përndritshme…
1980