Motivet e vrara
E merkure, 01-08-2007, 05:39pm (GMT)
U kallën nga dheu Nga shtërzimi i lindjes u vranë Në vetminë hyjnore të poetit
Ngrisin gurin e rëndë të varrit Në varrezën e fjalëve Sipas Besës së Dhënë të legjendës sime.
Ah! Njerëz! Mos thoni Se motivet e vrara S’janë qenie të gjalla!
Ato rikthehen në jetë Nga varri hyjnor i poetit Duke e ngritur pllakën e rëndë të varrit Për ta mbajtur Besën e Dhënë Në Legjendën e shqiptarit
|