Letërsia Shqiptare

Motivet e vrara
E merkure, 01-08-2007, 05:39pm (GMT)

U kallën nga dheu
Nga shtërzimi i lindjes u vranë
Në vetminë hyjnore të poetit

Ngrisin gurin e rëndë të varrit
Në varrezën e fjalëve
Sipas Besës së Dhënë të legjendës sime.

Ah! Njerëz! Mos thoni
Se motivet e vrara
S’janë qenie të gjalla!

Ato rikthehen në jetë
Nga varri hyjnor i poetit
Duke e ngritur pllakën e rëndë të varrit
Për ta mbajtur Besën e Dhënë
Në Legjendën e shqiptarit



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.