Zoti i shërimit Medauruesi po vjen
Të Enjten vjen edhe
Zoti Enji*) bashkë me zjarrin
Sëmundjet t’i djeg deri në rrënjë
Perëndesha Prema të Premten
Bën një lutje plleshmërie
Për lindje pa sëmundje
Shëntuni të Shtunën
Bashkë me Medauruesin
Nuk do të kenë punë
Me plagët e sëmundjeve
Zoti Surdi ka bërë motin e mirë mbi Ulpianë
Të Dielën
Perëndesha Diana do të bëjë shëtitje
Nëpër Iliri
Oh!
Papritmas dëgjohet një klithje
Ku mbetën edhe tri ditët tjera të javës sime të shenjtë
Vallë m’i vodhën grabitqarët
Apo u fshehën bashkë me sëmundjet në trupin tim
*) Enji, Prema, Surdi (Shëtuni), Diana – zotëra ilirë për ditët: e enjte, e premte, e shtunë dhe e diel. Medauruesi Zoti i Shërimit.