1448
E merkure, 01-08-2007, 05:30pm (GMT)
Më 13 tetor 1448 Ti shpejton kah Prishtina. (Hyre nëpër Grykën e Kaçanikut, Kalërove Udhës së Tatarëve Apo Fushës së Blertë të Dukës së Gjinajve?!
1448. Vit i Madh. Sa shekulli! Skenderbe, i famshmi Skenderbe Vazhdimisht mban vapë. Nxehtë...
Skënderbe, i famshmi Skënderbe! Barbarët e Stepave të vunë kurthe, prita. Medet! U bë vonë! Ushtria aleate u thy'! Fushë Kosovës iu vra dielli n’sy. Fusha e Plagosur s’merr frymë. Nën dritën e gjysmëhënës shpata e gjhakosur Në dorën tënde trishtueshëm ndrin.
Terr. Natë. Shkret. Ti vjen në kasabanë e Prishtinës Më 14 tetor 1448.
|