Letërsia Shqiptare

1448
E merkure, 01-08-2007, 05:30pm (GMT)

Më 13 tetor 1448 Ti shpejton kah Prishtina.
(Hyre nëpër Grykën e Kaçanikut,
Kalërove Udhës së Tatarëve
Apo Fushës së Blertë të Dukës së Gjinajve?!

1448. Vit i Madh. Sa shekulli!
Skenderbe, i famshmi Skenderbe
Vazhdimisht mban vapë.
Nxehtë...

Skënderbe, i famshmi Skënderbe!
Barbarët e Stepave të vunë kurthe, prita.
Medet! U bë vonë! Ushtria aleate u thy'!
Fushë Kosovës iu vra dielli n’sy.
Fusha e Plagosur s’merr frymë.
Nën dritën e gjysmëhënës shpata e gjhakosur
Në dorën tënde trishtueshëm ndrin.

Terr. Natë. Shkret.
Ti vjen në kasabanë e Prishtinës
Më 14 tetor 1448.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.