Ty - që u burgose më 1981
E merkure, 01-08-2007, 05:46pm (GMT)
Nuk mund të pushosh aspak as mbrëmjeve. Vërtiten rreth teje dhe kërkojnë Gjakun tënd. Gjakun tënd e gjakun tim Për darkën e tyre Të përhanëshme mes valleve Me ndriçimin vrasës të kokardave mbi kokë!
Vërtiten e të kafshojnë me rrëmbim. Në gishtërinj. Në ballë. E kur del pa këmishë Të thimthojnë në shpinë, në gjoks, Në zanore, në këngë e në fjalë. Ti Duhet t'i lëvizësh duart e të luftosh Pandërprerë Deri në agimin e ditës së re.
Ah Kalemegdan! Të djegtë zjarri! Dhe do të djegë — Se furtunat e zjarrta po i shfrynë mbi popullin tim.
1981
|