Letërsia Shqiptare

Ty - që u burgose më 1981
E merkure, 01-08-2007, 05:46pm (GMT)

Nuk mund të pushosh aspak as mbrëmjeve.
Vërtiten rreth teje dhe kërkojnë
Gjakun tënd. Gjakun tënd e gjakun tim
Për darkën e tyre
Të përhanëshme mes valleve
Me ndriçimin vrasës të kokardave mbi kokë!

Vërtiten e të kafshojnë me rrëmbim.
Në gishtërinj. Në ballë. E kur del pa këmishë
Të thimthojnë në shpinë, në gjoks,
Në zanore, në këngë e në fjalë. Ti
Duhet t'i lëvizësh duart e të luftosh
Pandërprerë
Deri në agimin e ditës së re.

Ah Kalemegdan! Të djegtë zjarri!
Dhe do të djegë —
Se furtunat e zjarrta po i shfrynë
mbi popullin tim.

1981



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.