Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 02-12-2008, 09:13pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
 » Migjeni
 » Martin Camaj
 » Mitrush Kuteli
 » Mardena Kelmendi
 » Marin Barleti
 » Mimoza Ahmeti
 » Moikom Zeqo
 » Mehmet Elezi
 » Mehmet Kraja
 » Merita Bajraktari
 » Mihal Grameno
 » Milazim Krasniqi
 » Mark Bregu
 » Mirko Gashi
 » Mihal Hanxhari
 » Mëhill Velaj
 » Muhamed Kërveshi
 » Maks Gjerazi
 » Mustafë Xhemaili
 » Mimoza Veliu
 » Mimoza Hysa
 » Mehmetali Rexhepi
 » Martin Çuni - Antoni
 » Miri P. Dhrami
 » Merxhan Abdyli
 » Murat Isaku
 » Mexhid Yvejsi
 » Marash Mali
 » Mimoza Hametaj
 » Mujë S. Berisha
 » Mimoza Sali
 » Miradie Maliqi
 » Mazllum Saneja
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët M » Mustafë Xhemaili
 
Mustafë Xhemaili
E merkure, 01-08-2007, 05:52pm (GMT)

Mustafë Xhemaili

Mustafë Xhemaili u lind më 19 shtator 1954 në Shkup, në kohën kur pindërit e tij, si shumë të tjerë, prisnin “visikat” për t’u shpërngulur në Turqi për shkak të sundimit dhe shtypjes që ushtronte pushteti serb mbi shqiptarët për t’i larguar nga Kosova. Mirëpo, pasi atyre u lindi djalë, pas gjashtë muajsh, prindërit bashkë me fëmijën e tyre, kthehen përgjithmonë në katundin Komogllavë.

Mustafë Xhemaili, shkollën fillore e kreu në Komogllavë, ndërsa gjimnazin në Ferizaj. Mbaroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Për shkak të veprimtarisë politike për çlirimin e Kosovës nga Serbia, i ndjekur nga policia, në fillim të vitit 1984, u detyrua ta lëshojë Kosovën dhe të strehohej në Zvicër, ku edhe sot jeton bashkë me gruan e tre fëmijët.

Nga viti 1976 e deri në fillim të vitit 1983 punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, ndërsa gjatë vitit 1983 gazetar në të përditshmen «Rilindja» të Prishtinës. Vazhdimisht është marrë me gazetari dhe publicistikë. Ka qënë publicist e kolumnist në shumë revista dhe gazeta që dilnin e dalin në Kosovë. Gjatë viteve 1984-1991,ka punuar si redaktor e kryeredaktor i revistës së mirënjohur „Zëri i Kosovës», në Zvicër, ndërsa gjatë viteve 2000-2001, kryeredaktor i revistës «Ekskluzive» në Cyrih-Prishtinë-Tiranë. Në vitin 1982 Shtëpia Botuese «Rilindja» në Prishtinë ia boton librin e parë me poezi «Netëve të verës». Në vitin 1993 Shtëpia Botuese «Naim Frashëri» në Tiranë - librin me poezi «Fusha e plagosur». Ndërsa në vitin 2001 Shtëpia Botuese “Dukagjini” e Pejës ia boton librin me poezi “Sëmundjet e botës”. Në vitin 2003, shtëpia botuese « Rozafa », në Prishtinë ia botoi librin poetik «Dorëshkrimi nga dheu». M. Xhemaili ka shkruar edhe poezi për fëmijë. Librin e tij “Banon ëndrra në syrin tim”, e botoi « Zgjimi » në Ferizaj, në vitin 2001. Në fillim të vitit 2004, iu botua libri poetik «Arkitektura e stinëve», në gjuhën gjermane, në bashkautorësi, brenda librit voluminoz «Kuarteti poetik», i përkthyer nga Ferdinand Laholli. Përveç në disa antologji në gjuhën shqipe, poezitë e M. Xhemailit janë të përkthyera dhe të përfaqësuara në disa antologji dhe revista në gjuhët gjermane, italiane, rumune etj.

Vizitoni: www.mustafe-xhemaili.com

Kritika për veprat

 

 

 

 

 

Impulse vitale të kohës dhe qenies

Shqetësimet poetike, në shumicën e vargjeve i karakterizon, aq sa gjakimi për diskrecion të ekspresionit, po aq edhe natyra e theksuar drejt imazhit konkret dhe të qartë, thuaja të pastër vizualisht. Në rastet më të sukseshme, siç janë shumica e vjershave, autori arrin t‘i pajtojë dhe harmonizoj këto dy prirje që synojnë përjashtimin e njëra-tjetrës. Prandaj postulimi i reflekseve të qenësishme në këto raste, poetikisht është më i qëlluar dhe më efikase. Natyrën e temperamentit mjaft të gjallë, natyrën e prirjes për të rrëfyer, e stolis sensi i masës në shprehjes, e stolis ndjenja për ta fisnikëruar temperamentin dhe drejtpërdrejtshmërinë e rrëfimit. Mesazhi poetik, në këtë tip të vjershave të realizuara shtrihet si diç që e veson lehtë-lehtë imazhin.
Ali ALIU: „Impulse vitale të kohës dhe qenies“, recension botuar në gazetën „Rilindja“, Prishtinë, më 11. 12. 1992 (f.17) për librin poetik „Netëve të verës“.

Dinamikë poetike dhe një gjerësi tematike

Në poezinë e Mustafë Xhemailit është e pranishme një dinamikë poetike dhe një gjerësi tematike. Në rastet më të shumta arrinë t‘i largohet drejtpërdrejtshmërisë „reale“ në të mirë të drejtpërdrejtshmërisë artistike. Është poezi e gjallë, e çliruar.
Ibrahim RUGOVA: „Poezi e gjuhës poetike“ (në parathënien e Antologjisë „Lulet në ballkon“, Prishtinë, 1982, ku përfshihen poezitë e M. Xhemaili nga libri „Netëve të verës“.


Preokupime të vetdijësuara poetike

Indi i fortë dhe organik i këtyre krijimeve është i ndërlidhur në mënyrë fare të qartë me ndjenjën intime dhe mendimin e konkretizuar poetik, duke ofruar mesazhin si mundësi përceptimi të ndërdijshëm. Në vazhdën e përsoshmërisë të interesimeve të motivuara, heroi lirik i kësaj poezie është njmend në fokusin e përgjërimeve, shqetësimeve, traumave që ngjizen ritmikisht brenda funksionit estetik, stilistik dhe sematik të poezisë. Qartësia e shprehjes poetike e përparon dukshëm dhe në mënyrë stimulative materializimin e idesë, unitetin e brendshëm, rrjedhën e logjikshme të vargut, figuracionin etj.
Sali BASHOTA: „Preokupime të vetdijësuara poetike“, recension, botuar në gazetën „Bota e re“, 15. 04.1983, për lirbrin poetik „Netëve të verës“.

Sociabiliteti i një poezie

Një nga veçoritë kryesore të librit të parë është çështja e krijimit të totalitetit poetik, domethënë mundësia që libri të jetë përqëndrim sipas një sitemi të caktuar të interesimeve poetike, temave e motiveve, të cilat koncepcionalisht strukturohen brenda përbrenda cikleve. Problemi është se sa arrinë krijuesi ta shfaqë një botë të re, botën poetike brenda vetë librit, botë e cila e ka një pavarësi të të qenët në kohë dhe hapësirë. Në këtë pikë edhe fillon dilema që librin e vë në sprovë: a është ai shqiptim poetik i një bote të brendshme, sistem i të menduarit autentik, natyrisht në suzaza të të menduarit poetik, sublimacion i përjetimeve që lidhen me situatat konkrete të jetës, apo sistem i mirëfilltë i komunikimit poetik që e aktualizon subjektin krijues me subjektin pranues (recepientin)? Mandej librin e parë e përcjellin edhe disa dukuri të tjera që pakashumë pasqyrohen edhe në planin komunikues edhe në planin realizues. Fjala është për fuqinë asimiluese të poetit, domethënë asimilimi i ndikimeve të përvojave të autorëve të tjerë dhe kulturës libreske përgjithësisht. Poashtu edhe çështja e sistemit figurativ dhe autenciteti i tij, sidomos kur është fjala për krijimin e marrëdhënieve të reja midis njisive tekstore por edhe në planin risementizues. Poashtu edhe përcaktimi, vërtetë realizimi i funksioneve komunikuese të tekstit poetik, të cilat manifestohen në forma të ndryshme, duke filluar nga paqartësia e deri në ekstremin tjetër, në komunikimin trivial të tekstit, është po qa i rëndësishëm.
Po këto çështje i inicon libri i parë me poezi „Netëve të verës“ i Mustafë Xhemailit, meqë praktikisht na jep përgjigje për disa nga problemet e shtruara, pa marrë parasysh se a do të jenë të favorshme a jo.
Ramadan MUSLIU: „Sociabiliteti i një poezie“, kritikë letrare botuar në gazetën „Rilindja“, Prishtinë, 15.05.1982 (f.14), për librin poetik „Netëve të verës“.

Qartësia poetike

Do të veçonim si një kualitet të posaçëm qartësinë e thënies poetike të M. Xhemailit. Kjo poezi është komunikative në atë masë sa të plotësoj kërkesat e opiniot të gjerë lexues, por edhe t‘u qëndrojë kritereve estetike. Si është arritur ky drejtpeshim? M. Xhemaili nuk ia lëshon frenin imagjinatës që ajo pastaj t‘ia diktojë vëlimet e saj, të copëzuara e kaotike, po e mban atë nën kontrollin e gjykimit dhe arsyes. Kështu, objekti poetik fiksohet mirë dhe pastaj analizohen, poetikisht detajet, kontestet etj., dhe prej kësaj dalin asociacione dhe mesazhe të caktuara. Sikundër shihet ky proces krijues është i kundërt me atë ku përmes asociacioneve të gërshetuara etj., provohet të krijohet objekti poetik dhe të referohen mesazhe, të cilat, të shumtën e herave janë të kamufluara ose kontestuese. Mirëpo faktura e poezisë së M. Xhemailit nuk është e thjeshtë, uniforme. Rreth objektit poetik të fiksuar vrurojnë ide të shumta të cilat e plotësojnë idenë bazë. E gjithë kjo realizohet me një gjuhë të saktë nga aspekti emërtues dhe me një figurshmëri të disciplinuar. Kjo poezi, prandaj komunikon shlirshëm me recipientin pa e ngarkuar tepër atë si konglomerat figurativ, por pa rënë në nivelin e të folurit kolokvial.
Milazim KRASNIQI: „Qartësia poetike“, kritikë letrare e botuar në revistën e përjavshme„ZËRI i rinisë“, Prishtinë, Nr.27-28 (f.23) 2.07.1983, për librin poetik „Netëve të verës“

Elemente të aftësisë e të kreativitetit

S‘ka dyshim se në këtë vëllim poezish („Netëve të verës“ të M. Xhemailit) vërehen elemente të aftësisë e të kreativitetit të poetit që artistikisht t‘i shprehë disa reaksione të botës së tij shpirtërore, t‘i përjetësoj disa fenomene e gjurmë nga fëmijëria, e cila edhepse e kaluar është pjesë e mendimit dhe e ekzistencës së tij intelektuale.
Anton BERISHA: „Botë e pasur poetike shqetësimesh e reaksionesh“, fjalë e mbajtur në Tribunën e Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës në maj 1983, për librat e e autorëve të botuar gjatë vitit 1982, dhe botuar në gazetën „Bota e re“, Prishtinë, 15.10.1983 (f.5).

Përkushtimi i sinqert poetik

Zjarri i brendshëm i frymëzimit te ky poet nuk vjen me hove e dallgë, me klithmë e shqetësime të ngushta shpirtërore, por ai zjarr, ato ndjenja, rrjedhin qetë-qetë, si lumë. Si lumë i vargjeve nëpër shtratin e të cilit lundrojnë edhe mendimet. Mendimet të cilat shprehin një botë interesante: të qenurit dhe ekzistencën e njeriut tonë nëpër atë relacion, që ne, me fjalorin e kritikës e quajmë hapësirë dhe kohë.
Tahir DESKU: „Përkushtimi i sinqert poetik“, kritikë letrare e botuar në gazetën „Bota e re“, 1. 01. 1984 (f.20), për librin poetik „Netëve të verës“

Krijues që premton

“Netëve të verës“, padyshim është përpjekje e sukseshme poetike për t‘i kapur temat, motivet nga e kaluara, nga tradita nga lashtësia, në mënyrë që gradualisht të zbresë deri tek ato problemet e bashkëkohësisë sonë, që janë mjaft të mëdha e të gjera, të cilat herë-herë edhe tronditin paralelet dhe meridianet e botës dhe i çrregullojnë të gjitha vibrimet jetësore.
Januz FETAHAJ: „Krijues që premton“, reçension i botuar në revistën letrare „Fjala“, Prishtinë nr.11, 1.06.1982, për librin poetik „Netëve të verës“

Poezi e imazhit konkret

Poezia e M. Xhemailit është poezi që lexohet me ëndje, jo vetëm për shkak të tematikës dhe të motiveve interesante që trajton poeti, por edhe për hirë të lirizmit me të cilin e ngjeshë dhe të spontanitetit me të cilin e krijon vargun ai. Ajo të pushton para se gjithash me thjeshtësinë dhe natyrshmërinë e ligjërimit poetik, por edhe me botën e saj të pasur emocionale, me figurat e gjalla dhe konkrete, me idetë e qarta dhe precize.
Vargu i M. Xhemailit është i natyrshëm dhe spontan, pa sforcime dhe „ndërlikime“: përplot lirizëm dhe njomështi. Këtë lirizëm dhe natyrshmëri, që është një nga veçoritë kryesore të natyrës krijuese të poetit, ai e arrinë edhe kur këndon për vendlindjen, për fëmijërinë, djalërinë, dashurinë etj…
Agim VINCA: „Poezi e imazhit konkret“, kritikë letrare e botuar në revistën letrare „Jeta e re“, nr.5, Prishtinë 1983, për librin poetik „Netëve të verës“.


Shpirti i plagosur i poetit në ekzil

Fjala fushë është me siguri fjala më e shpeshtë në këtë libër me poezi. Përdorimi i saj është jo vetëm i shpeshtë, por edhe funksional. Fusha e saj semantike është e gjerë. Fusha, lulëkuqet, katundi, shkolla (e fëmijërisë), oborri, livadhi, bari, babai, plepi, dielli, shiu, etj., por edhe burgu, polici, plumbi, etj., në njerën anë që simbolizojnë vendlinjen në kuptimin e gjerë të fjalës me dramën e saj.
Marrë në përgjithësi libri «Fusha e plagosur» paraqet dramën e një refugjati politik shqiptar të kohës sonë, i cili duke qenë i ndjekur në vendin e tij, është detyruar ta braktisë atë dhe të gjejë strehim në dhé të huaj, në Perëndim, atje ku në çdo hap e ndjekin pas fjalët emigrant, refugjat, gasterbaiter etj., dhe i rëndon në shpirt brenga për fatin e tij dhe të familjes, që është pazgjidhshmërisht e lidhur me fatin e përgjithshëm të kombit dhe të Atdheut. Botën e tij shpirtërore e përshkojnë, prandaj, ndjenja e mallit dhe e dhembjes, e revoltës dhe e protestës; e dashurisë dhe e urrejtjes; e zhgënjimit dhe e shpresës.
Rrëfimi poetik i Mustafë Xhemailit është i lehtë dhe i rëndë njëkohësisht: me nota të forta epike burrërore dhe thekse të buta lirike fëmijërore. Di të jetë elegjiak e baladik, por edhe ironik e sarkastik. Mu për këtë mund të thuhet se libri i tij lexohet me dhembje, por edhe me kënaqësi. Me dhembje për shkak të përmbajtjes së saj kryesisht tragjike; me kënaqësi — për shkak të shprehjes së saj të qartë, por asociative, poetike.
Agim VINCA: “Shpirti i plagosur i poetit në ekzil”, kritikë letrare, botuar nën “Jeta e re”, Prishtinë, 1996 për librin poetik «Fusha e plagosur”

Vepra e autorë që avancojnë nivelin e shprehjes poetike

GAZETA LETRARE: Viteve të fundit vërehet një rënie në planin artistik në poezinë tonë, bile edhe te penat më të mira. Cilat janë shkaqet?

Dr. VINCA:
Ky konstatim vlen, mbase, për poezinë që shkruhet aktualisht në Kosovë, ku, si pasojë e dhunës së pushtuesit, ka një rënie të përgjithshme të standardit të arritur më parë, por jo edhe në tërë hapësirën shqiptare. Që të fitohet kjo përshtypje ndikon edhe numri i madh i veprave të dobëta e mesatare që janë botuar në këto vitet e fundit (për shkaqet folëm më parë), si dhe një lloj abstenimi nga jeta letrare i disa autorëve seriozë, të cilët në këtë kohë të sponzorëve dhe sorosëve nuk arrinë të gjejnë mundësi dhe mjete për botimin e veprave të veta, e ka edhe të tillë që në pamundësi që t’u adaptohen kushteve të reja, apo edhe për shak të zhgënjimeve që kanë pasur, kanë heshtur përkohësisht ose, mbase edhe përgjithmonë.
Mirëpo, fatbardhësisht, ka edhe vepra e autorë që e shënojnë poetikisht në mënyrë autentike kohën tonë dhe avanconjë nivelin e shprehjes poetike, siç janë, fjala vjen, veprat: «Pelegrini i vonuar» e Dritëro Agollit, «Gjaku që këndon» e Din Mehmetit, «Litikë me shi» e Azem Shkrelit, «Hedhë një kafkë te këmbët tuaja» e poetit të persekutuar Visar Zhitit, «Buzëqeshja në kafaz» e Ali Podrimjes, «Ferrparajsa» e Xhevahir Spahiut, «Fusha e plagosur» e Mustafë Xhemailit e të tjera.
Pjesë nga intervista me titull «Letërsia jonë ka qenë dhe mbetet letërsi e rezistencës»
e Dr. Agim Vincës, dhënë revistës letrare «Gazeta Letrare», nr.2 shkurt 1995, (f.16-18), Prishtinë.


Poezi me përmasat e dhembjes dhe mallit

Vargu i Mustafë Xhemailit është i zjarrtë, i shëndetshëm, i ngarkuar me avujt e tokës kosovare, me emocionet e njeriut që ka mall të pashuar për vendlindjen, që është krenar gjithkund ku gjendet dhe përfaqëson denjësisht atdheun e tij, kombin e tij. Kjo krenari është gdhendur vende-vende me detaje poetike aq të gjetura e aq të spikatura, sa që lexuesi befasohet duke gjetur rezonancën e shpirtit të vet, duke ndjerë se si bëhet njësh me poetin në ndjenja e në mendime. Motivi në vargje, që nga lashtësia në ditët tona, vjen si një ujvarë me rrjedhë të pastër që nuk rresht kurrë. Kosova, si imazh më i pastër poetik i Mustafë Xhemailit edhe pse e pushtuar, përmes vargjeve ngrihet para syve e pamposhtur, e gjallë midis më të gjallëve, pjellore, jetëdhënëse. E gjithë kjo poezi ka përmasat e poemës së dhembjes dhe mallit.
Bedri DEDJA: “Takim pas tridhjet vjetësh” Impresion me rastin e leximit të librit poetik «Fusha e plagosur», botuar në gazetën “FOKUS”, Cyrih, më 24.02 1998 (f.10-11)

Poeti i anatemuar

Ndonëse i anatemuar dhe i ndaluar si poet që të botojë në Kosovë, Mustafë Xhemaili nu u dha. Edhe në egzil iu përkushtua poezisë dhe libri i tij i dytë “Fusha e plagosur”, është fryt i kësaj pune të palodhshme. Libri është i ndarë në tri cikle “Zakon i lashtë”, “Zjarr njerëzor” dhe në “Ishullin e Rusoit”. Të tri këto cikle të përmbledhjes poetike janë të përshkuara me motive të “këngëve të perëndimit” herë “të prajshme, të qeta” e herë-herë “të egra, të papërmbajtshme”, siç thotë autori në njërën nga poezitë e ciklit të parë, një pjesë e e mirë e të cilave janë të vendosura në tabanin e vendlindjes dhe të angazhuara me gjithçka që e preokupon sot njeriun dhe kombin tonë.
Gani MULLIQI: Shënime për librin e ri, të botuara në “Rilindja”, 17 shtator 1993 (f.9) - për librin poetik “Fusha e plagosur”

Poezia e kthyer në pasion

Shkrimi i poezisë për një çerek shekulli M. Xhemaili nuk i është bërë kurrëfarë shprehie. Ai e ka kthyer atë në një pasion të rrallë krijues, në një mënyrë të jetuari, duke i shtruar asaj aq shpesh kërkesa tepër të mëdha, madje edhe aso çfarë ajo s’ka mundur t’i përmbushë kurrë.
Këtë poet e shquan një ndjenjë e hollë për t’i pikasur momentet e veçanta të jetës, të cilat, sado që duken të rëndomta, brenda vetes kanë dramat e përmasave të mëdha.
Në këtë pikë Xhemaili edhe i vë me saktësi konturet e krijimeve të veta, kurse nevoja për t’u rrëfyer deri në fund sikur ia bënë paksa të zbehtë përqëndrimin krijues. Kjo mund të shihet në gjithë udhën e tij krijuese, që nga format shpesh klasike të vargëzimit në librin e parë, duke u përvijuar tepër shlirshëm tek i dyti, deri tek krijimet më të reja, ku ai përpiqet të bëjë një shkrirje funksionale midis dy mënyrave të veta krijuese.
Shaip BEQIRI: Prezentim i poetit Mustafë Xhemaili me një cikël prej 10 poezive titulluar “Ti vjen të krijosh qetësin time të zezë” të shoqëruar me një fjalë kritike botuar në rubrikën letrare “OAZA - Poezia shqipe në diasporë”, të revistës javore “EuroZËRI”, Nr. 15 (f.30-31), Cyrih, më 20.04.1998


Ideja e protestës në vargjet poetike

Poeti Mustafë Xhemaili jeton në diaporë, dhe ky fakt edhepse jashtëletrar, është drejtpërdrejt i lidhur me poezinë e tij. Së pari, si detyrim për detajim të një realiteti nga largësia, dhe së dyti si përmbajtje ideotematike, e cila jipet nga dy pikëshikime: nga procesi i mendimit dhe si prodhim i reminishencës. Në rastin e parë, autori krijon poezi me primesa refleksive, ndërsa produkt i përvojës së dytë është poezia intime. Herë-herë, poezitë jepen si gërshetim motivesh dhe kjo vetëm sa tregon për prirjen e përcaktimin e autorit ndaj poezisë e cila afirmon përmbajtësisht në masë të njëjtë burimet (mbështetjet) e drejtpërdejta dhe ato jo të drejpërdrejta. Poashtu poezitë e vëllimit japin edhe një refleks tjetër: mund të grupohen në poezi që drejtim parësor kanë intelektualën dhe ato që drejtim të parë kanë moralen-praktiken.
Shpend HALILI: “Ideja e protestës në vargjet poetike”, kritikë letrare, e botuar në gazetën “Bujku”, Prishtinë, më 3.12.1996, dhe “Rilindja”, në Tiranë dhe Cyrih, më 4.12.1996 (f.12),
për librin poetik “Fusha e plagosur”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Peisazh i plotë (01-08-2007)
Ty - që u burgose më 1981 (01-08-2007)
Baladë për babin (01-08-2007)
Lirikë (01-08-2007)
Humbja e ditëve (01-08-2007)
Orët e pritjes (01-08-2007)
Motivet e vrara (01-08-2007)
Kalorës (01-08-2007)
Kohë e pa kohë (01-08-2007)
Abetarja ime (01-08-2007)
Dokumentet e vjetra të babait (01-08-2007)
1448 (01-08-2007)
Pas pushtimit* (01-08-2007)
Më ranë plumbat, më ranë! (01-08-2007)
Ballkani (01-08-2007)
Pleqtë e katundit tim (01-08-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Mustafë Xhemaili

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]