E Bukura
E diel, 17-06-2007, 05:06pm (GMT)
Gjithmone e bukura me ka shastisur Me ka terhequr si nje magnet, E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur, Cilin nga ne, ne te vertete...?
Sa shpesh, ajo me eshte fshehur Ne lug e gerxh, rudine a zall... Keshtu me teper me ka magjepsur, Keshtu me teper me zgjonte mall.
Ngahere ate e kam spikatur Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur, Me duart skuqur, drizat kam flakur Sa shume per te, une jam perpjekur.
Porsi nje kale une kam vrapuar, Si kale i kuq krifeshatervan... Te bukuren gjeta, e kam zbuluar Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.
|