Letërsia Shqiptare

E Bukura
E diel, 17-06-2007, 05:06pm (GMT)

Gjithmone e bukura me ka shastisur
Me ka terhequr si nje magnet,
E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur,
Cilin nga ne, ne te vertete...?

Sa shpesh, ajo me eshte fshehur
Ne lug e gerxh, rudine a zall...
Keshtu me teper me ka magjepsur,
Keshtu me teper me zgjonte mall.

Ngahere ate e kam spikatur
Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur,
Me duart skuqur, drizat kam flakur
Sa shume per te, une jam perpjekur.

Porsi nje kale une kam vrapuar,
Si kale i kuq krifeshatervan...
Te bukuren gjeta, e kam zbuluar
Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.