Te vegjelit
E diel, 17-06-2007, 07:35pm (GMT)
Lerini te gjithe te vijne Te vegjelit prane meje Ah, mos i beni te qajne Kurre te mos mallengjehen Syte ulur te mos mbajne Dhe te meken e te ndehen Por te qeshin, te nxitojne Te bredhin e te gezojne Te prehen e te kendojne E kurre te mos mendohen. Me vjen keq t'u mardhe dora e faqja bukuroshe Kur bie e shkreta debore Dhe kembeza vogeloshe Me k'ënda t'u mbaj ne duar....
N'ate sy kurre mos shtjere Lotin e hidhur e te shkrete Dhe mos e lere te bjere Po falu ne buzet, gaz Dhe ne sythit bukurine E rriti caze nga caze Duke u dhene urtesine. Epu jetezen e gjate Edhe mos i lere kurre Pa memeze e pa ate Dhe ne brenge e te semure s'mund t'i shohe te mallengjyer a te varfer a te mjere! Dhe te grisur e te shqyer kurre, kurre mos i lere! Falu gjithe miresite Te rrojen me nder ne jete te mesojne diturite Te behen te vertete Te nderojne memedhene Vlerat t'ja lartesojen Mbi gjithe boten ta ngrene Si lule ta zbukurojne!!
|