| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ujku dhe Qengji E diel, 17-06-2007, 07:45pm (GMT) Ujku pa fe
Erth në kope Dhe, si s'pa qën, U fut nër dhën, Një qënq zuri Zëmërguri. Qëngji i tha: "Ore vëlla? E po përse? As më rrëfe Se ç'faj të kam? I vogël jam." Ujku i tha: "Do të të ha! A e mba mënt Më këtë vënt Kur më shave? Më the xhave!" Qëngj' i thotë: "E ke kotë, Unë sivjet Jam përmbi dhet." "Mase, i tha, Qe yt vëlla." "Vëlla, tha, s'kam, I vetëm jam." "Fort mir', i tha, S'paske vëlla, Po jot ëmë Ç'pati prëmë Që më qërtoi E më kallëzoi? Do më zinin, Të më vrinin!" Qëngji i tha: "Dy muaj ka Që s'më rron më, Ah, ah, im më!" Dhe s'duroi dot, Po qau me lot. "E yt atë, Një brigjatë, Më pat vrarë Mon' e parë," Tha makuti, Shpirtladuti, Dhe më s'mënoi; Më s'e mundoi, Po posht' e vu Edhe e zu Nga lëfyti Edh' e mbyti, Se të ligut, Zëmërshtrigut, Nuk i vjen keq Për një që heq. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||