Letërsia Shqiptare

MAL NE MAL SHQIPONJA NDALET
E diel, 17-06-2007, 03:04pm (GMT)

POEZI KUSHTUAR GENTIAN ZEF MARKUT

Jam i gjalle e jam ne jete
Jam ne drite te vertet

-- Naim Frasheri

Ne muajn nentor njezet e pese
Lajmi i zi prap mbuloj Arberine
Ne te zeza te gjithe jane veshe
Nenat dhe motrat ne gjithe Shqiperine

Mal ne mal shqiponja ndalet
Permbi Vele i hedh deti valet
Pema thahet, çahet guri
Gjysem shtize prap bie flamuri

Skenderbeu e shaloj atin
E ne Rinas e ndaloj vrullin
Lotet i shkojne si rreke shiut
Kur mbi trup te Gentit ai hedh flamurin

Gjithe vargmalet me nje za
Mbi Zadrim sot vaj jane tuj ba
Ore e zana mbi arkivol kane ra
Tuj u fal me kete trim dhe vella

Ç’eshte kjo dhimbje, peshe e rende
Sa e gjith bota dhe me shume
Gjithmone trimat vdesin ne kembe
Tuj f’shi nga dheu murtajen dhune

Nje grusht dhe nga toka nane
Te gjithe njom e kem me lot
Puth e kena na me buze
E mbi varr po ta l’shojme sot

Amaneti jot i fundit
Qe tuj buzeqesh prinderve ua le
Ne vend ta quen me zemren cop
Qe t’pushosh i qete n’Piraj n’atdhe

Vajtojne kreshta dhe Kastiroati
Nane Terezja po derdh lot
Ne zemren tende ishte vetem zoti
Qe kurr nuk e quajte besim te kote

Sa te jete jete jeta nuk harosh
Ne asnje cep te globit mbare
Toka Shqipe te ushqeu me gji
N’Amerik u bere legjendare.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.