Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:24pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Ndue Ukaj
 
Variant për këngën e dritës
E enjte, 12-07-2007, 10:28pm (GMT)

Ç’është lumturia e të shkruarit shpirti im?
Më thuaj me plotë gojën, leje heshtjen mënjana,
 Nëse jo zgjatim i kujtesës sipas Hose Luis Borgesit,
Apo prehje me vetën dhe për vetën në terrin e zi të vetmisë së thellë, ku nuhaten të fshehtat e unversumit me gjuhën e të pathënave,
me të pazakonshmet e ruajtura nëpër magje të gatuara me makth
O Zoti im, arti i shkrimit imagjinata e përtej lumit të heshtjes
Kohët i vret me shikimin e Judës
E dashur koha e lumit të heshtjes është trazuar,
Murmurinë në mua zhurma, furtuna
Tani po përgatis nisjen time drejtë majës,
së kodrës së dashurisë, është e lartë për hapat e vegjël
aty përthyet arti i të shkruarit me lakuriqësinë e natës,
me gratë e picëlluara ofshamat mbytëse
Me metaforat e gjalla që gjëmojnë rrufeshëm rreth kodrës.
Nuk mund të fshehët asgjëkundi,
Qyteti i ngritur në maje mali,
Si dishepull bindur në fjalë e në dritë, ec drejtë dritës,
I bindur se në fillim ishte fjala e fjala ishe në njeriun,
Prej saj u bë çdo gjë e pa të nuk u bë asgjë.
Shpirti im, s’më bën dot punë qyteti i zhurmës,
E sheh në maje qyteti me ngjyra,
Të rrethuar me strofulla ujqish që uturijnë lemeritshëm,
Gjarpërinj E krimba të mëdhenj,
Erë të qelbura që kundërmon vdekshëm.
Shpirti im, kjo është rrugë e shoqëruar me kujtime të shkruara
                                                     e të pashkruara,
 me këngë të zorshme për zërin e çjerrën
Më duhet të nxitohem: ta përfaq fortë kohën që se njoha,
Të mësoj për ato që si përjetova
Qiriun e errësirës mbaj me duart e mia të rënda
Në ballin e djegur ku sfiliten- bëjnë betejë fjalët
Hahen metaforat me ironitë e dehura përgjakën përtoke
Luftojnë njëra tjetrën se durojnë dot
As nuk e kam idenë të iki nga dritat e dashur,
Edhe pse është larg, me kilometra, me orë, muaj, me vite.
ndoshta shekuj ka:
çfarë domethënë kjo për një varg që ec më krahët e vetëtimës,
me fuqinë e tërmeteve,
Pas shtatë fushave e pas shtatë maleve, duhet të ec
Qyteti i dritës është i rrethuar me gjemba që të mbijnë mishtë,
Me gjarpëroj e perandor të ruajtjes së krimit,
Aty pranë e dashur kanë strofullat e tyre të pabesët, tradhtarët,
Diktatorët që çirren tërë ditën e lume për demokraci,
Kontrastet e botës shihen si në pasqyrë të thyer
Kurvat dhe kurvarët, aty janë
edhe shtëpitë e panumërta publike s’ka libra, art,
bordele me ngjyra të gjithfarshme ku derdhen epshe të pagdhendurish për seks.
Ka mes tyre mite, të trasha sikur pluhuri nën këmbët e mia,
Ka legjenda, të shumëzuara si sperma e kurvarëve,
Ka pudër laviresh që kromosen përvujtshëm
pas çdo dehje seksi e mashtrimi,
Për të përhumbur gjurmët
Është rrugë e gjatë, e lodhshme e duhet ecur nëpër të.
Ngritjet ramjet kanë emra të gjithfarshme, interpretime të përçudnuara. S’ka rëndës, ecja ka qëllimin e vet.
Tash më duhet të marr frymë thellë,
të heq të vjellurat nga barku im i stërmbushur me pluhur, sepse:
Rrugës e dashur ndodhet edhe Kopshti i Edenit gjarpri i kuq kulla e babelit, Eva e lakuriqësuar si asnjëherë më parë, e dëlirë, e bukur, shtathollë, sybuzëgazë, e epshme për kafshim
Pema e Thatë shpirti im dhe romani im me këtë motiv s’duhet të jetë rrugës me ne.
O, ku ishe ti, shpirti im i dëlirë, të më kujtosh mrekullitë e shkrimit,
Narracionin e pandalshëm në lumin e artit, lumi rrjedh dhe ka qëllimin e tij. Se ndal dot rrjedhën, as nga barrikadat e mendjes së cunguar,
as nga rrezet e diellit që të pjekin,
as nga toka e djegur, shkrumb e djegur për ujë
 ku pjekën mendimet tona.
Oh, e dashura ime, të kam lodhur në qetësinë e lumit të dashurisë
Me prologun lodhshëm të metaforës së keqe,
Megjithatë të lutem, ke kurajo, të më dëgjosh:
Rrugës që kanë për të kaluar këto vargje,
Mund të jetë  strehuar, në ndonjërin kënd të vetmisë,
edhe një pjesë e ndryshkur e historisë së qenies sonë,
Më duhet ta prek, edhe pse kundërmon qelbësirë
Mos u merakos, birit tonë Luisit asgjë s’do i ndodh
Është imunë ndaj të palarave, pluhurit e pabesive
Ndaj urisë e miteve të gjithfarshme,
Është imun shpirti im
Edhe ndaj diktatorëve e strofullave të panumërta me ujq.
Oh e dashur, dëgjoj dhembjet e mia të vjetra e të reja,
Dëgjoje klithmën e lemeritëshme të artistit mistik, OH!
Dëgjoje lahutën e artistit që rri si qiell hijerëndë mbi ne
Dëgjoj të rrahurat e damarëve të tokës nga eshtrat e artistit
Me të cilët u ushqyen qenë... qenë të çmendur e perandor të vrasjes.
Arti i tyre është dekor si pudër kurvash
Dëgjo e dashur, një rrebesh i pafundmë po na sillet rreth kokës,
Më duhet edhe njëherë të ndalem, të marr frymë thellë,
Të la mënjana biografitë e trashë me gjak
Sepse zgjohen zogjtë nga foleja e qetësisë e na bëjnë zhurmë,
Të kthehemi tash te pylli ynë i fshehtësive,
Aty i kemi armët: vargjet, bukën, metaforat e trasha me ironi,
E pra, tash, gjërat do marrin kaheje më të perfeksionuar,
Më duhet të flas shumë, të këndoj më duhet,
Është koha e jonë në universin tonë ka aq shumë vrasje, prishje të klimës globale, ka e dashur, përçudnim të moralit,
Dhe çdo ditë e më pak art, brohoritet furishëm Zoti nuk ekziston nga turma të humbura në epshin e kohës,
brohoritet e dashur Zoti është i yni, të vrasim Zotin e të tjerëve:
sa trishtim e dashur.
Fëmijë të përdhunuar, vrasje të gjithfarshme: motive të mbytura në shikimin e verdhë
E apokalepsia nuk është gati- megjithatë duhet ta sfidojmë.
 Andaj e dashur duhet të lëviz busullën e metaforës së përmbysur drejtë majës së qytetit mbi kodrën e dashurisë. Dhe ki mendjen e përcilli vargjet:
Kjo poezi, nuk ka sy, por i duhet të shoh vëmendshëm
Kjo poezi nuk ka gojë, por i duhet të flasë shumë
Kjo poezi nuk ka veshë, por i duhet të dëgjoj edhe ato që nuk thuhen, dëshirat e heshtura e të panjohura,
Kësaj poezie nuk i shkon zëri, melodi përcjellëse nuk ka,
I duhet të këndoj, përtej shtatë palë kodrave e maleve duhet të dëgjohet,
E dashur, ditët po përplasën njëra mbi tjetrën,
Unë bëjë udhëtimin tim me libra, art e dashuri,
Luisi ynë birë le të flejë në ëndrrat e lojës së ujërave të pafundme, s’ka asnjë arsye të brengoset,
E pra, e sheh, ditët kalbën, kundërmojnë qelbësirë,
Hidhërimin e Akilit më duhet ta mposht,
Ka kohë për të pabëra të shkruhet,
Kam shumë rrugë për të bërë,
Ende jam në hapin e parë, do të ec me këmbët e të shpejtit Akil
Me vete kam ndjenja të përgjakura,
Mendime të kafshuara nga egërsitë e kohës,
Kujtime që prodhojnë ten vdekje, frike, ikje,
Kjo është bibla e pashkruar në trajtat e Ferrit,
Asgjë s’më bën të kuptoj si kalohet në Purgator,
 Madje asgjë s’më bën të kuptoj ku është dera e Parajsës e dashur,
Me terrin hahem, hahem sa fortë përleshëm shpirti im,
Kuptoje betejën time, të lutem e dashur
Më duhet të mësoj rrugën e Dantes, ai bëri rrugën më të madhe në botë. Tash dëgjo vëmendshëm e dashur: në portën e Parajsës s’ka roje. Marr frymë thellë dhe përleshëm me terrin hahem sërish, se dua asnjëherë. Kemi luftuar e dashur me shekuj me terrin e padrejtë.
Ti s’pajtohesh me mua, terri është qetësim i shpirtit,
Shtrat e epsheve tona, më thua e dashur, s’ka metafora, narracion as fabula për artin e dashurisë
Unë të puth butësisht...qetësisht dhe më duhet të them,
Më le mua të ec në dritë e dashur...dua ta kaloj këtë udhëtim nëpër dritë. Asnjëherë s’i kam besuar errësirës, kjo nuk është lojë fjalësh as simbole surealiste
E dashur, para se të nisem në hapat e parë,
Gjarprin tek pragu i shtëpisë mos e shkel,
Ec si një baletane mbi lëkurën e tij, s’do të kafshoj,
kështu i përvijohesh tradhtisë pemës së vdekjes
Pas disa hapash e gjënë pemën e jetës
Gjithsesi nisja jonë duhet të kaloj nëpër kronika të shumta,
Na duhet të mësojmë shumë gjëra,
Misteret e panumërta që ruan “bibla jonë e heshtjes”,
Gjithsesi mua më duhet të kuptoj të pakuptuarat e të pathënat e të pashkruarat dhe enigmën që më cytë drejtë malit të shenjtë
Si ndodh që për besim ndaj Zotit Abrahami të provoj vrasjen e të birit...Oh e dashur, sërish më duhet të ndalem,
Një çikë pauzë më duhet, është rrugë e gjatë, frymëmarrja ime është paksa e lodhur, më duhet të përshkoj shtatë palë kodra, male, pyje me bisha të shumta, rrugë të boshatisura nga nëna të devijuara,
T’i përgjigjem pyetjes: ku e gjeti Abrahami besimin për të vrarë djalin vetëm për besim ndaj Zotit?
Kohët puqen, herë puthen e herë urrehen
Në kohën e paemër baballarë vrasin e armë gjëmojnë,
O Zot c’përfytrim i trishtueshëm.
Më ngjall makth e dashur ç’oqean i madh që gjendet para meje e dashur.
Më duhet ta kaloj në këmbë.
Si mos të trembem nga stuhitë  detit, tërbimet e përbindëshave të tij, nga valët që puthen natën më qiellin.
 Koha ec me shpejtësi e dashur, koncepti i kohës më ka përbirë në ujëvarën e metaforave, të armatosem duhet nga pabesitë e kohës, dvarrësit e ideale, rrënuesit e poezisë. Prandaj e dashur të jam përberë të mos ecim nëpër terr, nuk ka besë.
Ora po puthitet, kambanat kishës rrahin,
Ta ndezim një qiri për të shpëtuar dashurinë e dashur,
E sheh si rrënohet çdo ditë, në të katër anët sulmohet
Të kurorëzojmë vetën dhe bashkë me të: dashurinë dhe udhëtimin tonë. O Zot, sa pak Don Kishotë ka bota e sa shumë që ka nevojë për ta, për diell të zi nuk kemi nevojë s’kemi syze për të mbrojtur-do thoshte  miku i im poet.
E dashur, kryeprifti na thërret për kremtet e lumturisë, duhet të gjunjëzohemi e dashur. Të rrëfehemi para vetës dhe identitetit tonë.
O shpirti im, e sheh ka mjegull duhet të bimë në lumin e gjumit tonë,
Të mos e trazojmë për asnjë sekondë të nesërmen,
Dielli sapo të lind do të nisim pelegrinin tonë,
Rruga është e gjatë ne jemi bashkudhëtar të erës,
Do të triumfojmë e dashur,
Tash mbylli sytë, bota po pushon në atë shikim,
Unë përleshëm me metafora hahem me terrin e zi,
Nesër sapo të hiqet mjegulla, të bjerë rrezja e parë mbi dhe
Nisemi për në pelegrin...
Qyteti në maje të malit në paret me padurim.
Është qytet imun ndaj akullit, sëmundjeve, të ikim tash...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]