Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 07:42am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Ndue Ukaj
 
E BUKUR ËSHTË JETA
E enjte, 12-07-2007, 10:34pm (GMT)

Nëse them e bukur është jeta,
Mes ideve të mia hyn tinëzisht poezia, e bukur si asnjëherë
E veshur me një vello vajzëri, me sy të përmallshëm,
Buzë të fryra dhe një të kuqë epshor,
Epshore sa nuk bëhet më
Duar të buta e përqafim përrallor             
E bukur është jeta, thonë me krenari metaforat
Edhe kur ka dhembje
Edhe kur vajet e kaplojnë
Kur qielli shkrihet në vaj
E t'i ushqesh me lot e më Mall, mëngjes e mbrëmje
E bukur është jeta
Edhe kur shpirti t’mbushet gëzim, fluturon në qiellin e shtatë
E bukur është jeta,
Edhe atëherë kur tërmetet shpirtin ta copëtojnë
Kur të tretet dashuria rrugëve të paemër

E të shuhet Ylberi n’duar, kur ti shkrehesh e shkrehesh e shkrehesh në vajë e pikëllim
E bukur është jeta
(e sa shumë më duhet të besoj në dashuri e të besoj n’përjetësi e n’poezi)
Art - mozaik lumturish
Ylber qiellor vizatuar me miliona ngjyra
Çdo mëngjes e mbrëmje gotën e verës cakërroj me qiellin
Me dallëndyshen bashkudhëtoj
Shtigjeve të jetës Pemën e Lumturisë kërkoj
E bukur është jeta
Pikëllimin s'e dua
As kur errësohet qielli dhe bebëzat tua ujisin faqet
E dua natyrën
Miliona bukuri
E dua qiellin plot' me fantazi
E dua jetën përplot dashuri,
Gjitha së bashku krijojnë poezi
E bukur është jeta
Edhe ku ka gazë, dhembje e lot
Kurrë mos u shfre në vaj, gëzimin mos e ndalo
Mos u mbyt në lot
As Gëzimin mos e lëndo
Dashurinë mos e shkatërro
Me gëzim jetën jeto


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
KËSHILLË PA EMËR (12-07-2007)
VJESHTA NË SHPIRT E NDRYDHUR THELLË (12-07-2007)
E dua heshtjen (12-07-2007)
Variant për këngën e dritës (12-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]