Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 02-12-2008, 08:29pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
 » Niko Tyto
 » Nezir Sefaj
 » Nexhat Z. Rexha
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Ndue Ukaj
 
MBRËMJE VJESHTE
E enjte, 12-07-2007, 10:34pm (GMT)

Bën ftoftë
Zemra ime ka ethe e dashur
A sheh si zvetënohet kënga e zogut
Pas pranverës së dashurisë
Bën ftoftë e dashur
Ka ethe e temperaturë në zemër
Dhe unë s’dëshiroj ta braktisë heshtjen,
këtë fole të kënaqësisë
Mos u merakos e dashur,
Gjak e ujë do rrjedh
Vetëm e vetëm mos zvetëno këngën e zogut të lumtur
Pas pranverës së dashurisë
Në këtë mbrëmje të thellë vjeshte
Ku s’ka as dritë, as zjarr as lot, vetëm pak dashuri
Vetmia e përbindshme ngjitet si merimangë gërdie
Skutave të errëta të qenies sime
Mos derdh lot
As mos këndo këngë të padëgjuara
As mos këndo këngë të pakënduara, ato nuk dëgjohen, kot është
As mos u lodh të bëhesh poete
Dashuria këndon edhe pa zë
Përqaf edh pa duar të lidhura qafëzës së njomë

E dashur, po përplaset nata dita
Po përqafohen duke u puthur në ballë
Për nisjen e pakthim
E dashur bota sot vdes në sytë tu
Blerimet pranverore kanë aromën e qafëzës tënde
Botëkeqja mbathë këmbët, ikën vrap
E dashur, a po e sheh si po vdesim
Si tingull i shkëputur i kitarës së thyer pa paramendim
Në pyllin që të përbind me uturimë
Kalojnë kohët përplasen njëra mbi tjetrën
Vetëm ëndrra e kallur mbetet kujtim
E dashur, e sheh si vyshket dashuria
Si bien lulet, si kallën, si tretën baltës
E dashur më dhimbset, çdo gjëje po i vjen aromë e qelbur harrimi


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
KËSHILLË PA EMËR (12-07-2007)
VJESHTA NË SHPIRT E NDRYDHUR THELLË (12-07-2007)
E dua heshtjen (12-07-2007)
Variant për këngën e dritës (12-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]