Letërsia Shqiptare

SFIDË
E enjte, 12-07-2007, 10:36pm (GMT)

Lufto po të mundësh me jetën
Fyta-fytash po të mundësh
Të vrasin legjendat e shekujve, grabitës
Po të mundësh lufto me kohën
Braktisur nëpër lumenj të përgjakur
Po të mundësh sfidoje vdekjen
Do të mbetesh legjendë historike
Fanatizmin pjellor nëpër shekuj
Po të mundësh lufto me antikrishtin
Rikryqëzoje në kryq
Po të mundësh bën gjithçka
Gjithçka bën po të mundësh
Gjitha lulet mbjelli në një saksi
Pa aromë do të mbetën
Po të mundësh bën gjithçka,
Djallin bëje engjëll



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.