UDHËTIM I VARGUT
E enjte, 12-07-2007, 10:39pm (GMT)
Sot do marrë rrugën e gjatë, që fund s’ka as fillim, më tha vargu posa përqafova diellin pranveror qielli s’mund të mblidhet në shuplakë, Me grushta të mbushur pasione Fitorja është ndjenjë e budallenjve ndjenjat e lidhura lak i shpartallon poezia Vargu ec, ec edhe nëpër gjak
Stuhive përmbysëse Varreve djegëse Vargu im peng jete
|