DHE SOT...
E enjte, 12-07-2007, 10:40pm (GMT)
Dhe sot vargjet s’janë më koha e pazisë u tret shkërdhyer me kurvat e natës rokerët me mjekra të pakrehura vrasinë vetmit e heshtura, vetmit e tulitura kitarat ruajnë risi historia pjellë rrena rrenat çelin në histori e ju: nëse doni ta dini cila është dashuria ime merreni qiellin në shuplakë, numëroni yjet në dorë bashkë me pluhurin, verën, rakinë, tupanat, çiftelitë merrne tokën, gjakun shtrydhjani në damar nëse doni të dini cila është dashuria ime, përuluni para Krishtit të gozhduar, shikoni me mall plagët e tij e ju: nëse doni të dini cila është dashuria ime mos harroni varret, ato s’heshtin, varret e dhunuara Dheu i çartur hapëron Jeta sillet si në unazë, herë ecim një hapë para, Pastaj përplasemi dy mbrapa Kaherë më është thënë se jeta jonë sillet si në unazë dhe Shtegun kërkon Notojnë plagët notojnë Brenda kopertinash, librash, historish Pshurrin, helmojnë në kokë Të kuq gjarpinjtë, të zi Notojnë plagët Prej rrufesë pa re Tokës së sertë i pëlcet gjaku në dhe Klith koka kohëra të shumta lidhen lak Krisma daullesh iu bie në sy Sytë pasqyrë ku thyhen kohët, ku prehën yllësi Notojnë plagët sa në qiell sa në det, metafora ime e çartur diku në pafundësi pëlcet E ju nëse doni të dini cila është dashura ime: Më mbytni me zjarr, me zjarr më mbani gjallë Barkun tim me zjarr mbusheni Zjarr le të digjet toka Qielli zjarr le të digjet Koka dhe truri im Zjarr
|