KOMPROMIS I DHIMBSHËM ME METAFORAT
E enjte, 12-07-2007, 10:42pm (GMT)
Fjala frymon jetë Mesazh jep Edhe atëherë kur s’thotë gjë Për këtë mos u hamend Shiko poezinë Çdo shkronjë të ujitur me gjak Varret në subjektin e saj, shiko Beso në peshën e jetës Në fjalën e vrarë në gjuhë Beso në metafora e alegori Në fjalën e brumosur që vlon në gji Në kompromiset e vetëflijimit Nëpër kabinete ofshamash epshore Rritet shkurtohet njëqind herë mjekra ime Bashkë me gjuhën që fjalët i mban Të heshtura në shpirt gjarpri pret gojëhapur gjithherë Heshta Deri sa heshtja u shndërrua në zhurmë Prapë Heshta Jo pse heshta po pse heshtja u shndërrua në revoltë Dhe përsëri si për inat Heshta Deri sa kënga në vargun tim shpërtheu Nën mjekrën e pakrehur u tërbua heshtja Nën qimet e pakrehura u dogj heshtja E unë heshta Deri sa u mbyt...
|