PIKËPYETJE
E enjte, 12-07-2007, 10:44pm (GMT)
Kompromis i dhimbshëm me metaforat
Largësia pikturohet në varg, Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë Thyer si dielli në perëndim Fjala digjet në zjarr Zjarri humb në fjalë Dhe unë humb bashkë me fjalët Bashkë me vargjet digjem Me copëzat e qiellit Që më kafshojnë Me lotët e djegur Nën gurgullimë lotësh Ujis vargjet Pëshpëris ofshama Me mall Kultivoj rimat, ritmet Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura, Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë. dhe sot: Këputje vargjesh Përthyerje motivesh Ngjiten pa dashje vargut tim Jo në emër të shenjtërisë As të djallëzisë Plotë shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur Jo vetëm kaq Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm Këngë laviresh të shprehin dhembjen O shpirt, për kohë të mykura Kokave të trasha E ti vazhdon të besosh gjithçka E s'e kupton vargun e këputen Në harresë të lënën Në fyt të prerë Magjeve përplot merimanga gërdie, Kullave të fikura kanunesh O zot, shpirti im dashuri Beso Nëse jeta ushqyet me metafora e ushqehet me krimbat e qelbur apo ushqehet me art e dashuri beso Me metaforat vrasëse Me ofshama helmuese Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit Unë vazhdoj t'i lutem Zotit, Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri.
|