Kompromis i dhimbshëm me metaforat
Largësia pikturohet në varg,
Me nuanca ngjyrash që thyhen mes vete si në pasqyrë
Thyer si dielli në perëndim
Fjala digjet në zjarr
Zjarri humb në fjalë
Dhe unë humb bashkë me fjalët
Bashkë me vargjet digjem
Me copëzat e qiellit
Që më kafshojnë
Me lotët e djegur
Nën gurgullimë lotësh
Ujis vargjet
Pëshpëris ofshama
Me mall
Kultivoj rimat, ritmet
Bashkë me pikëpyetjet e çelikosura,
Që rëndojnë sot, nesër... përgjithmonë.
dhe sot:
Këputje vargjesh
Përthyerje motivesh
Ngjiten pa dashje vargut tim
Jo në emër të shenjtërisë
As të djallëzisë
Plotë shikime të përhumbura, të zbehura, të hutuara
Ngjiten si merimanga gërdie vargut tim të lodhur
Jo vetëm kaq
Dashuni, të mbërthyen pamëshirshëm
Këngë laviresh të shprehin dhembjen
O shpirt, për kohë të mykura
Kokave të trasha
E ti vazhdon të besosh gjithçka
E s'e kupton vargun e këputen
Në harresë të lënën
Në fyt të prerë
Magjeve përplot merimanga gërdie,
Kullave të fikura kanunesh
O zot, shpirti im dashuri
Beso
Nëse jeta ushqyet me metafora
e ushqehet me krimbat e qelbur
apo ushqehet me art e dashuri
beso
Me metaforat vrasëse
Me ofshama helmuese
Me leshrat që s’gjejnë gërshërët dot
S’tunden aspak muret e heshtjes, muret e moskalimit
Unë vazhdoj t'i lutem Zotit,
Mësomë t’mos dua kurrë djallëzoren për shenjtëri.