KËNGË PËR KËNGËN E DASHURINË
E enjte, 12-07-2007, 10:45pm (GMT)
Fleta e bardhë valiviset tavolinës sime stërmbushur me kujtime Sytë m'i përpin bardhësia Që pret fjalë të prish simetrinë Imagjinata është dreq Lidhur si penis erektik mes këmbëve lakuriqe të shtatë ditëve të mrekullisë Kënga e dashurisë baladë përplot ofshama Mallë, sy, buzë, dehje, psherëtima Drithërima Imagjinata kjo që botën e çmend Lind e vdes gjoksit tënd gjysmëlakuriq Imagjinata, kjo çudi që një botë e lind dhe e krijon sa çelë e mshel sytë Dhe kot, kjo fletë e bardhë është gërvishtur Kotsëkoti pa thurur këngë për ty Kujtimi që djeg flakë e ka përbirë këtë poezi
|