GJYQI PËR VJERSHËN TIME
E enjte, 12-07-2007, 10:47pm (GMT)
Kështjella e drejtësisë s’mund të përmbyset me një të fryrë nga zgafella e gojës Edhe nëse Jozefi K vdiq si një qen rrugëve të Parisit apo të Pragës Procesi nuk u mbyll dhe ai mbetet proces Të premtet e mëdha s’mund të kuptohen pa të dielën e madhe. Ç’ faj ka poezia që e sulmon Imunitetin s’mund t’ia marrësh as kur lakuriqësohet Mjekrën time të pakrehur kurrë, të rritur zjarreve përcëlluese Mbuluar me merimanga gërdie Edhe po deshe s’mund ta puthësh kurrë Dhe beso, kjo poezi vlon për dashuni Është e lakuriqësuar se i është falur kjo dhunti Po deshe vraje, në varr mund ta vësh Ç’faj ka poezia që aq shumë e sulmon Barbar, po deshe vraje Do pjell gjarpinj, që sytë të t’i helmojnë Macet e çartuna vrapojnë gjoksit trishtueshëm Po deshe vraje, poezia kurrë s’vdes Edhe në varr shpirtin e trazon
|