Përdridheshim e i shtrëngonim dhëmbët,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht, sa fortë shtrëngonim duart
Vjeshta puthiste natyrën,
Ne strukeshim në folenë e dashurisë, Engjëlli im
Të vetmuar pa njeri,
Në mjaftonte heshtja dhe dy trupa të etur
Për të mësuar gjumin e dashurisë lumin e rrjedhshëm, këngën e pakënduar
I vështronim të hutuar kohët si putheshin herë me afsh e herë me urrejtje ujku,
Ne i vështronim të strukur në folenë e dashurisë,
Kur errën kohët, shiu pushon, çelet natyra, qielli heq lëkurën e zezë,
Më pëshpërite në vesh - vetëm dashuria zbrazëtirat mbulon
Në s’dinim nëse ishte ditë e hënë a e premte e lodhshme,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht, sa fortë shtrëngonim duart
Nëpër ëndrra mëngjesore,
Mësonim ëndrrën e paparë
Dhe gjumin e dashurisë
Numëronim me frymëmarrjet dehëse,
Psherëtimat e padeshifruara në folenë e dashurisë
Kilometrat e pakaluara që prisnin ecjen tonë
Dhe ofshamat si të çmendur nëpër organe seksi
Si engjëj kapeshim e kapeshim pas yjeve qiellor,
Për të nxënë pikën e fundit, e cila na ikte sa ofroheshim
E të cilën e preknim, e puthnim e shtrëngonim me sytë e fshehur të dashurisë
Përdridheshim e shtrëngonim dhëmbët,
Me kupën e dashurisë mbi kokë,
Drejtë Pemës së Jetës
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,
E në ballë vumë flamurin,
Betejë e përjetshme për triumfin: dashuri.