Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 03:20am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Ndue Ukaj
 
KAM DASHTË ME TË THANË
E enjte, 12-07-2007, 10:56pm (GMT)

Dielli nuk kapet në shuplakë,
Mos e prek: gishtat të shkrihen
E misht' të bjen në tokë
Macet e çartura ta hanë,
Kam dashtë me thanë, e me shkrua kam dashtë,
Me mall të madh
E pastaj në varg me gozhdua, sa shumë që kam dashtë
Edhe mëngjeseve me vesë diellore,
E edhe netëve me bubullima vjeshtore,
Poezia nuk vritet, jo
As me armë,
As nga atomike e kamikazë të çmendur
Më shumë se ajër, frymë e jetë
Kam dashtë më të thanë, asnjëherë mos harro
Sajo mbretërinë e dashurisë mbrëmje e mëngjes,
Të shkosh deri në Kopenhagë,
Të takosh Hamletin
Nuk është zgjedhja e dilemave të jesh apo mos të jesh
Mes qiellit kaltërosh e tokës së zezë
Mëdyshja si gjarpër helmues qëndron
Diku pëlcet qielli, diku pëlcet fjala,
Oh sa keq kundërmon
Diku jetohet me fjalë, diku vritet për fjalë
E në kupë të qiellit pëlcet poezia
Gjitha rrugët kanë nga një qëllim,
Nga një emër, nga pak histori
Edhepse asnjëra s’i afrohet Prometheut
Të fashitur, të ndrydhur, të pashpallur, të shpallur,
Dosido mes rrugëve pengesat janë të lehta,
Po pate ca letra të shprishura për të thurur poezi
Mes pallateve mbretërore e kryqeve të lashta
Pikturat e shumta që rrinë si qiell mbi krye do t’i gjesh,
Do të dehesh në to - përhumbesh
Në Romë të shkosh, assesi mos harro
Të përkulesh para Mona Lizës dhe ta vështrosh thellë në sy,
Mos e dashuro, assesi, ruaju se dashurohesh
Pastaj në Paris gjithsesi të shkosh,
Katedralen e Hygos ta nderosh,
Dhe vazhdo rrugën deri në Londër,
Të presin magjitë e pashterruna të Shekspirit Hyjnor,
Gjithsesi të shkosh deri në Shkodër
E të puthësh Zojën e Shkodrës në këmbët e përgjakura,
Të mësosh misterin e botës, të cilin e njeh vetëm ajo
Pastaj të kërkosh të dish për Atë Fishtën,
Si pëlcet me metaforat e tij në përjetësi
E t’i mbledhësh eshtrat nëpër lumenj të rrëmbyeshëm


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
TUNDIMI (12-07-2007)
ANTON PASHKUT (12-07-2007)
TË GJITHË JEMI ODISE (12-07-2007)
MAGJIA E SYVE (12-07-2007)
POEZIA (12-07-2007)
NË PASQYRË THYHEN KUJTIMET (12-07-2007)
KRIJIMI (12-07-2007)
GJASHTË SHKRONJA… (12-07-2007)
POET ME U BA (12-07-2007)
GJYQI PËR VJERSHËN TIME (12-07-2007)
PËRLESHEM (12-07-2007)
MALLI (12-07-2007)
KËNGË PËR KËNGËN E DASHURINË (12-07-2007)
DUKE ECUR ME VARGJE (12-07-2007)
PIKËPYETJE (12-07-2007)
KOMPROMIS I DHIMBSHËM ME METAFORAT (12-07-2007)
FATI YT (12-07-2007)
DHE SOT... (12-07-2007)
UDHËTIM I VARGUT (12-07-2007)
Gjitha rrugët kanë nga një qëllim (12-07-2007)
QIRI (12-07-2007)
SFIDË (12-07-2007)
MBRËMJE VJESHTE (12-07-2007)
E BUKUR ËSHTË JETA (12-07-2007)
VJESHTA NË SHPIRT E NDRYDHUR THELLË (12-07-2007)
KËSHILLË PA EMËR (12-07-2007)
E dua heshtjen (12-07-2007)
Variant për këngën e dritës (12-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]