Letërsia Shqiptare

Ndue Ukaj
E enjte, 12-07-2007, 11:16pm (GMT)

Ndue (Tomë) Ukaj (1977) është i lindur në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. I është lejuar mbrojtja e temës së magjistraturës me temë "Diskurset ne letërsinë e Gjergj Fishtës", te mentori Prof. Dr. Sabri Hamiti. Në Suedi ka ndjekur disa kurse të gjuhës.
Gjatë kohës së studimeve ka qenë i angazhuar në Unionin e Pavarur të Studentëve të Fakultetit Filozofik, dhe anëtar i redaksisë në revistën "Fryma", ku ka botuar tekste teorike-letrare.
Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri "Identiteti" që është botuar në Prishtinë.
Është i njohur edhe për aktivitet politike, si njëri nga drejtuesit e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, por edhe aktivitet tjera institucionale.
Gjatë një periudhe të gjatë kohore ka bashkëpunuar me revista, gazeta me renome, sikundër në Shqipëri, Kosovë, Malë të Zi, Maqedoni etj., si Koha jone, Fjala, Tema, Gazeta 55, Zëri, Koha Javore, Pavarësia, Iliriapost, Fakti, Koha Ditore, etj.
Më 2004 botuar librin "Diskursi biblik në letërsinë shqipe" (AIKD, Prishtinë). Është bashkautor i  monografisë "Stublla", si dhe është  i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer ne rumanisht, anglisht, suedisht.
Është i martuar dhe ka një djalë.
Ndue Ukaj shkruan me sukses poezi, prozë, eseistik, teori, kritikë dhe studime letrare. Merret aktivisht me studimin e letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Ka publikuar një sërë artikujsh për autorë eminent shqiptar, për fenomene letrare, si dhe për autorë botërorë.
Por, është i njohur në opinionin shqiptar edhe si publicist, ku dallohet sidomos për shkrimet me karakter te diskursit kulturor
Ka disa libra të fushave të ndryshme në dorëshkrim, romanin "Pema e Evës", studimin letrar "Diskurset në letërsinë e Fishtës", librin me diskurse publicistike "Kultura dhe Identiteti", përmbledhjen me poezi "E dua heshtjen".

Kontakt: ndue_ukaj@hotmail.com



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.