| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Nëpër puthje....! E diel, 17-06-2007, 04:48pm (GMT) Në puthjen tënde lem të vdes
Lem të lind në puthjen tënde Në buzëputhjesh do më gjesh Fjalë do jem, a tingull kënge... Tingull kënge, fjalë puthjesh Buzëmjalta që më ngjall Shkon e vjen e prapë dukesh Puthja jote, fjalëmall... Lem të puthem mjaltëputhje Lem të dua buzëmall Nëpër puthje le të humbem Po, si bëjnë pa puthje vallë?... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||