Njëmijë heshtje
E diel, 17-06-2007, 04:48pm (GMT)
Të kisha njëmijë heshtje, të dëgjoje..... dymijë zëra bashkë me heshtjen... krahë t`u vije reve të lundroje liqenjtë e mallit, qiejve të gjeje....
Mallëngjim nga sytë e tu ka Galaktika... më sheh nga lart në heshtje edhe hesht... mallkuar qoftë ndarja , e pashpirta me mjegull heshtjesh të ka veshur krejt...
Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje, të gjeje brenda heshtjes, zërin tim... dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje ku ndodhet, brenda teje, loti im...
|