Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 02-12-2008, 08:40pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
 » Niko Tyto
 » Nezir Sefaj
 » Nexhat Z. Rexha
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Neki Ago
 
Zemra ne ferr
E diel, 17-06-2007, 04:49pm (GMT)

Hej dreq!-pëshpëriti Fredi. Ulesh për të parë lajmet dhe s"merr vesh të vërtetën. Çdo kanal sipas qejfit të vet.Thua se gazetarët s"jetojnë në të njëjtin vend.Ja -dhe shtypi butonin-flet për vdekjen e ishpresidentit. E logjikshme.Sa ishte i gjallë,çdo ditë në televizor kishte hedhur rrënjë. Edhe vdekja në ekran besoj do e ketë kapur... Ç"do të ketë menduar në fund të jetës presidenti? Ah,sikur të isha brenda trurit të tij !
Tashti, të gjitha ato që thuhen dhe ato që mendoj unë janë kot...Në ditën e
vdekjes sime,nuk dua të flasë askush,as të mendojë njeri për mua si vdiqa!
Askush nuk do dijë të mendojë të vërtetën!...

-Fredi u nxeh uji,do hysh në dush?-foli Flora nga kuzhina.
-Erdha ,erdha!-dhe lëvizi pultin në kërkim të kanaleve të tjera.
-Presidenti Klinton ,javën e ardhshme,do të vizitojë papa Gjon Palin II. Prej Romës do të fluturojë në Athinë. Policia ka marrë..."
 -Qenka dita e presidentëve sot-i tha ai vetes. Fredi,uji...Tetë e dhjetë ora...
Ai lëvizi me nervozizëm pultin nnë një kanal nga ata me "saç": "Presidenti
i shqiptarëve të Kosovës ndodhet qysh dje në Beograd..."
-E dëgjon moj,në Beograd Rugova...kësaj i thonë punë presidenti...hajde politikë hajde!...
-Uji po ftohet moj zemër,lajmet s"mbarojnë kurrë...
-Prit ,prit se ka gallatë me këta...more po qenka i pacipë ky!
-Po ti e di o Fredi, politikanët janë si prostitutat:bëjnë punë të ndershme të rrethuar nga imoraliteti...
-Prostitutat të paktën japin trupin e tyre,po këta ç"japin? Nga ato që japin asgjë skanë te tyren...
"Në bulevardin "Filis" sot qarkullimi është kryer me vështirësi në orët e para të mëngjesit..."
-Edhe kjo na mungonte,të dalin burdellot në grevë! Le që këtu s"merret vesh, bëjnë grevë policët,bëjnë grevë priftërinjtë...
-Prostitutat duan të ushqehen,e bëjnë për bukën e gojës,ushtrojnë profesionin më të lashtë të njerëzimit- tha Flora.
"Ka edhe vajza që kanë ardhur nga vende të tjera në moshë shumë të vogël.
Erdhën 14-15 vjeçare dhe e vetmja punë që bënë ishte shitja e trupit të tyre. Sot kanë mbetur në rrugë. Bashkija vendosi që për nevojat e Olimpiadës të sjellë "punëtore" nga Bashkimi Europjan" Ç"do bëjnë vajzat nga Rusia,Bullgaria,Shqipëria,Rumania?...Me lejen e kryetares së Shoqatës së Prostitutave,zonjës Afrodhiti-vazhdoi gazetarja-po bisedojmë me njërën nga grevistet:
-Si e ke emrin?
-Nerënxa.
-Je nga?
-Jam nga Shqipëria,për klientët Ollga nga Rusia.
-Fredi ngriu
-Po shkoj unë Fredo,për ty do nxehim ujë tjetër. Zhurma e ujit përzihej me një këngë të vjetër greke,që ajo e këndonte nëpër buzë. Ajo ishte e sigurtë se,pas pak,do të shkonte edhe ai e do fërkoheshin siç bënin zakonisht. Ishin nga çastet e veçanta të jetës së tyre bashkëshortore. Dhe më të pazëvendësueshmet. Trupat përziheshin deri në djersitje kënaqësie, sa ujët e vaskës dhe pse u mbështillte trupat e lakuriqtë,mbetej i huaj e i harruar...Flora,kur mbeti e vetme, nxitoi të shplahej dhe,në padurim foli:
-Fredi,më sill, të lutem një peshqir...më dëgjon?!
-Nisi përsëri refrenin e këngës,fshiu nxitimthi shpatullat, belin, kofshët ,gjinjtë dhe së fundi, barkun. Aty ndaloi disa çaste me dilemën: do jem me barrë?! Jam shtatzënë! pothuajse bërtiti...!"
-Fredi-foli ajo më fort-eja se do të të them një sekret,që do të të pëlqejë... Ejaaa Frediii! Më duket se do të bëhemi tre...-Mbështolli flokët me peshqir,hodhi pak parfum pas veshit të majtë,fshehu trupin e lakuriqtë nën një robdishan ngjyrë lejla,dhe doli bredhur
thuajse nga banja. Kishte vendosur të merrte "hak". Televizori po vazhdonte me lajmet sportive...
Olympiakos - Panathinaikos 4-2, Aek- Pas Jannina 2-1...
Fredi nuk ishte në sallon.
-Leri lojrat,eja të them se...Fredi,po ç"pate sonte moj zemër?
Eja,eja të shohësh barkun si rritet pak nga pak. Nesër qysh në mëngjes
do shkoj tek gjinekologu...Djalit do t"ja vemë emrin Florjan,vajzës Frida. Boll dy fëmijë me emrat tanë,ë Fredi? Nuk të kam pyetur Fredo,të pëlqen kjo ide?
Ajo thau flokët, i mblodhi gërshet si gjithnjë dhe ,e vendosur për "hakmarrje",hyri në dhomën e gjumit.
-Dembel, të erdha!
Aty nuk ishte. Hyri në kuzhinë . Jo!
-Fredi,ku je fshehur?! Dil të lutem ,mos më mërzit më!
-(heshtje e zgjatur)
Për një çast u tmerrua.S"dinte ç"të bënte. Ngriti receptorin e telefonit dhe formoi numrin e policisë.Ndaloi. "Sa e marrë jam.Të pres ca. Ne gratë kështu e kemi...Veshi rrobat e brendshme,bluzën...dhe u ul si me telekomandë para televizorit.Ishte ora që ndiqte një film serial ,që shfaqej ç"do të martë. "Zgjimi në Ferr" titullohej filmi.Një film francez me aktor kryesor Jan Pol Belmondo-në. Fliste për një familje të shthurur perëndimore ,që
ushqehej kryesisht nga fitimet që nxirte nëna dhe dy vajzat të punësuara në një shtëpi publike,nën mbikqyrjen e babait...!!
Flora, u harrua pas filmit , ose donte të harrohej për të shtyre orët e pritjes.
Kishte kaluar dymbëdhjeta. Nuk iu durua. U ngrit e tmerruar nga gjakftohtësia e saj pritëse dhe formoi numrin:
-Alo,Rajoni policor? Flora Griba quhem,jam nga Shqipëria.
-Urdhëroni zonja Griba, ju dëgjojmë.
-Rreth orës tetë e gjysmë të ditës së sotme, më ka braktisur burri, Fredi Griba.
-Eshtë zeshkan me flokë paksa të gjatë me onde, rreth një metër e tetëdhjetë i gjatë. I veshur me formë sportive ngjyrë të kuqe... Mbylli telefonin dhe u lëshua në krevat duke qarë me dënesë...
Pas pak u kthye përsëri në sallon. Vendosi të priste aty deri sa të kthehej Fredi
Edhe pse nuk dinte motivin e ikjes,ishte e sigurtë se, do të kthehej. Pa pritur programi i televizionit ,u ndërpre nga një lajm urgjent:
"Policia qëndrore njofton: sonte në orën dhjetë e njëzet e pesë minuta në bulevardin e njohur "Filis" , u krye një krim mjaft i rëndë dhe i shëmtuar. U gjend e vrarë prostituta shqiptare N.G. Vrasjen e mori përsipër bashkatdhetari i sajë Fredi Griba. Vrasësi u dorëzua vullnetarisht në polici dhe deklaroi se ishte i vëllai i viktimës..."
Humbi ndjenjat aty mbi divanin e kuzhinës...
Instiktivisht duart i kishin mbetur te barku si në një pritje shpëtimi...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Nëpër puthje....! (17-06-2007)
Njëmijë heshtje (17-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]