Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 11:03pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
 » Naim Frashëri
 » Ndoc Gjetja
 » Nasi Lera
 » Ndoc Papleka
 » Ndue Hila
 » Ndue Marku
 » Net Isveizi
 » Nikollë Filja
 » Niko Nikolla
 » Nonda Bulka
 » Nuhi Vinca
 » Neki Ago
 » Naim Berisha
 » Nënë Tereza
 » Nerinda Hysa
 » Ndue Ukaj
 » Ndre Zadeja
 » Nikollë Mazreku
 » Nijazi Ramadani
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët N » Net Isveizi
 
SONETET E NENTAVE
E diel, 17-06-2007, 03:34pm (GMT)

409

Dhe një bekore ditë pa ty-një tjetër jetë pa veten,
Një përjetësi pa fill e pa fund virgjërisht epshpluhurtë,
Eh ç’fat absurd i barasvlefshëm misteresh veç me vdekjen,
Ku unë nuk jam ti e ti në asnjë neuron-unë!

E arta kornizë malli na e ruan ngastruar heshtjen,
Ku i nostalgjisë qiell s’ka gjurmë kaltërenjash kundmë,
Yje e zogj zbuar janë, madje dhe engjëjt s’dihet ku prehen,
Ç’manastir trishti ky çast ku s’duhej të ngujoja kurrë.

I vetëm si një krua ndër të egra kreshta dëshpërimi,
Diellshëm gurgullon mes dëborës e purpurlon gazshend,
Kur askush s’ia njeh etjen adhurenjash përçmimi.

I vetëm si një thëngjill që s’ka ku të shkruaj ndër natë,
Dalldisur mes mijrash metaforza e mbetur krejt pa mend,
Kur drita ende s’di të lexojë e frikuar rri fort largmë...


419

S’druaj të t’a besoj një guackë amaneti,
Ndaj të dua-do jetosh një shekull më tepër,
Meqë do shndërrohem perla eshtrash së shpejti,
Pa më fshehur gjirit, pa m’u gjelbrur në prehër,

Kur mos të jem më djallnajës as hije shenjti,
Çliruar fundi thonjve të botës gaz’egër,
Të lutem paketomë me shije esteti,
Për udhnaj kohgjatë më gatit me pa tjetër,

Se s’pranoj kurrë të kem as kështjellë varri,
Tek ky qytet ku këndon guri e hesht bilbili,
Ku akademisht shpallet profet më psalltmarri,

Të përgjërohem nismë dallgë lotësh trishti,
Dikund ku më ka jetuar mendërisht mes zjarri,
Shpirti-në solfexh yjesh a rrasë një libri...


429

Si çerdhe skifterësh vrarë do mbesim vetëm,
Degës së një date ku kobi rish furtunet,
T’i ruajmë kujtimet ndër kafka nuk mundet,
Simbole do mbesim që dritë kurrë s’shterëm,

Në asgjë mbase a ndër përjetësi thuhet,
Ku për të lumturimit fat këngët s’i heshtëm,
Dhe pse nën qiellza himne korbankash ngjethëm,
Arqipelag keqardhjesh shpërndarë kur s’duhet,

Në të gjallë tash ku kemi lypmash nevojë,
Për prroska mirenjash falur në formë ndjenjash,
Flakë emocionesh të na trokthen venash,

Kur ne dashurisë s’ndodh t’i besojmë hojë,
Shpejt ky mbretërim prej bleronjash do na zbojë,
Për kohën do jemi bira loti bark çisternash...


439

Magjishmërisht sensbukur kjo njohje e aspakë,
Të flasësh për të ç’mbyturit prej detit të asgjësë,
Për malet ku një mendjehumbur ndërton një barkë,
Për hijet e nostalgjirave që këndojnë nën zë.

Të mburrësh biftekët me mish hienash plot plagë,
Verën me gjak minjsh që po orgjijnë në një rrëzë,
Prekjet shndërruar në një fabrikë epshesh në markë,
Puthjen kromuar me diejt ku fati po na përzë.

Pas pak të kuvendojmë me striptiztaret bizhu,
Heshtur t’i ndezim aspiratorët inspirimit,
Zemra t’i shtojë pa panik rrahjet e miklimit.

Befas tabutë urdhër t’i japin instiktit: zhvishu!!
Morali del fjalorësh e s’njeh veten trishtimit,
Ç’seks! sa shumë seks urirë tej urës së privimit...


449

Pema lehtë mbështetur në bërrylin e hijes,
Sheh si agu nxitim ka nisur drejt saj vjeltarët,
Ndoshta shpërveshin mëngë bekimi prej padijes,
Eshtë ende larg stina për t’u çurirë thasët.

I le gaz t’a qarkojnë nën të hidhurën shije,
Buzët t’u trishten prej zilepsjes zhgënjim e tharët,
Frutet diellthsisht s’paskan mëkuar shpirtit ngjizje,
Të presin duhet dhe ca kohë makthllahtarët.

Në brinjë kthehet e adhuron tejmi luginën,
Mollëshfarosësit rrokullisen po nga erdhën,
“Qenkan qytetëruar pse nuk më hëngrën rrënjësh.”

Kur befas një ulërenjë i përgjakon shpinën:
Toka vërtet t’a jep por qielli t’a merr jetën,
Sekrecione shenjtimi në s’u dallgon këmbësh...


459

Ende s’mësuam asgjë nga ligjet e vetëdijes,
Hyjmë e dalim dyersh të blasfemive të jetës,
Me kërrabën e bariut Zot duarsh prerë shpresës,
Krenarimit mbetur dishepuj egoizmi hijes.

E ardhmja e harrimi nuk na bëhen një teh besës,
Qirinjtë e fatit të na frikësojnë pafikjes,
Kur të sotmen druajm t’a zhvirgjërojmë strofkull klithjes,
Duke harbuar paqshëm tok me ujqit e ndëshkesës.

Huajmë e vjedhim ide, shesim e blejmë palcë,
Ngrejmë e shembim sisteme, kryqe e mallkimnaja,
Duhemi dashurisht e na urren urrejtshëm ndarja.

Veç t’i kuptojmë zemrat në gjak kurrë s’paska gjasë,
Dhembat e të tjerëve pa ndjerë na bënë shtazë,
Krejt si të na kish lindur njerkshëm botza - flatronjzvarra...


469

Shterpanjozët i duartrokasin vetes lindshmërinë,
Kur sondash kozmike të mikrofonëve masturbonjës,
Shpresfalësit i ç’prangin zemrave entuziazmërinë,
Për t’u çliruar fundmë prej thonjmakthesh uzurponjës.

Sepse luspat e trishteve dallgqiejsh humbin përshndrinë,
Sepse gjunjim varronjash dhe engjëjt mbeten fort hutonjës,
Sepse heronjtë më kot e ruajnë virgjine flijshmërinë,
Sepse i qytetërimit kodik krenarin shkrumbonjës.

Në një botzë ndërlikuar me rraca të ra frymorësh,
Me sekte parazitësh që fantazojnë frone zotash,
Kur as dashuri s’dijnë të shkëmbejnë me tokë lehonash.

Në një kohë dembelësh që klithin si bori vaporësh,
Për mos funksionimin e spermës hedhur kuti votash,
Ku parangjizet mendërisht fati përzgjedhë prej horrash...


479

Duke jetuar në dritë mes krijesash mëshiruar,
Kurrë s’ke për t’ia shquar kufijtë errësirës,
Rrethuar të ruan sigurtë që s’guxon për t’a zhbiruar,
Sado brirë revolte t’i rrisësh mbi krye tërbimës.

Tash nevojë ke t’i mbushësh me yje qiejt dëshiruar,
Në planetet e fshehtë të mendjes larg dherit të cmirës,
Sa më larg nga ky ajër e ky ujë përvëlimshuar,
Ku sot na duhet të fshihemi prej frekuenca përshndrimës.

Harrohu mes shkëndijash ku mençurimi të lyp strehë,
Bashkbisedo me dishepujt e arsyes qirinjëzuar,
Skutash misteri gjej kush gabimisht të ka princëruar.

Atje ku e vërteta të kërkon ende paprerë,
Të më adhurosh si një zotth, të më falësh fron fatvlerë,
Sepse do të të largoj nga ky terr ku peng më mban shpirtëruar...


489

Fund akuariumit të egoizmit tënd fort primitiv,
Xhelozisht fshehur në një nga odat e territ të mendjes,
Më mban të ngujuar si një peshk që ulëret mes heshtjes,
Uritur për një thërrmijzë drite lutur shprespashterjes.

Harruar dhe që duhet ndërruar uji fatit fiktiv,
Pse ndoshta i arom’qelben xhevahiret nostalgjisë,
Rrjet’syri që më zuri i humbet fuqinë magjisë,
Kur kënaqësitë vet’helmohen shtjellash të shpagisë.

Jetpadobishëm mos më ruaj për në një botë tjetër,
Ku bukur s’do dijmë ç’t’a bëjmë mes orgjizmash lirinë,
Nga ku do ngelen veç halat vizatuar tek kjo letër.

S’po t’a nxe truri se po i harxhojmë vitet ç’përgjegjshëm,
Nxirrmë prej thell’ëndrrash e si mackë sulmu epshpashtirmë,
Bëj siç bën çdo padrone me dashurorit skllav koh’hershëm...


499

Luani rish e rish dashurohet me zebrën për hir të luaneshës,
Dhe pse kjo pakuptimash bëhet xheloze tek e sodit makthtare,
Kurrë s’ka lodruar me të ashtu, t’i qaset tinëz, t’a trembë përqethës,
Pas t’a ndjekë zabelesh epshur sa fryma vërtet t’i shterë fare.

Të dhembës busull i korrigjon gabimit në magjikun çast ngjethës,
Kur me penelat e dhëmbëve ngjyer kuqësisht flaktare,
Emrin e saj sheh si e shkruan në qafë të viktimës fort përtherës,
Pendim hirmadhe i avitet tuj shkundur dritzash vithet lozonjare.

Mendon që vrig një supë të ç’urishme të gatuaj me klithtaren,
Kofshët adhuruar t’ia bëjë biftek e kukurectha të brendshmet,
Më pas çjerra dshurizmit pasioni t’u zgjojë shendet.

Thellë dremitur në ty e mua që s’e deshifrojmë ndjenjë trishtaren,
E çdo flijmërie emër mbiqenies në mendje ia mbyllim dritaren,
Dhe pse mirë e dijmë që drerka prej bukurisë së çdo ujku çmendet...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T 3 (17-06-2007)
SONETET E ZEROVE (17-06-2007)
SONETET E NJESHAVE (17-06-2007)
POEMEZAT - PA TY (17-06-2007)
T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T 2 (17-06-2007)
SONETET E TETAVE (17-06-2007)
T R I N I Ç S H E N J T E R U A R I T (17-06-2007)
SONETET E SHTATAVE (17-06-2007)
...EH KJO EDENIANE ! (17-06-2007)
SONETET E GJASHTAVE (17-06-2007)
ANALFABETIZMI I RUTINES ÇDODITESE (17-06-2007)
SONETET E PESAVE (17-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]