(Nikë Barcolla)
Jetëshkrimi
 |
| Nikollë Mazreku |
Dom Nikollë Mazreku lindi në Mazrek më 28.12.1912. Shkollimin fillor e kreu në Kolegjin Saverian. Në vitin 1932 shkon në Romë, për me vazhdue studimet në teologji. Në vitin 1940, caktohet zv/famullitar në Tiranë. Këtu, në 1941, boton broshurën “Skandali Cordignano” e cila u konsiderue si thirrje për kryengritje kundër pushtimit italian. Për këtë, në prill të 1942, dërgohet në dioqezën e Sapës. Arrestohet me 2 maj 1946. Dënohet me pesë vjet burg. Nga burgu internohet në Tepelenë (1951). Mandej në Çorovodë, Berat e Lushnjë.
Lirohet më 1956 dhe shkon famullitar në Laç-Va Dejë. Më 1959, nga Vau i Dejës e internojnë edhe shtatë vjet të tjera në Lushnje. Lirohet në 1966 dhe dërgohet si punëtor krahu në fabrikën e tullave në Renc, Shkodër. Atje u arrestue dhe u dënue me 20 vjet të tjera burg. Vdiq mbasi kishte pa kthimin e lirisë fetare në Shqipni.
Ndër veprat mâ të mira të autorit përmendim poemat “Dukla”, “Sapjana”, “Kangë për Gjergj Kastriotin”. Kurse nga proza veçojmë vëllimet “Me flamujtë e Kastriotëve” dhe “Te lisi i thám”. Disa janë botuem vitet e fundit nga Hylli i Dritës nën kujdesin e Atë Zef Pllumit, por shumica e shkrimeve të Dom Nikollë Mazrekut pret që ndokush të interesohet për to për me i botue.
Ka shkrue duke përdorë thuejse gjithmonë pseudonimin Nikë Barcolla.