Letërsia Shqiptare

Drenusha dhe Pjergulla
E diel, 17-06-2007, 04:05pm (GMT)

Nje hardhi e larte me flete te gjera dhe plot me kopane rrushi, qe shkelqen si ar, vuri re nje drenushe me brire te gjate qe po kalonte me vrap aty prane.
-Ja nje drenushe e mjere - tha pjergulla me vete - qe sdi nga t'ia mbaje; po e ndjekin qente, te gjoren! Sikur te kthente koken ketej nga une do ta peshtillja me fletet e mia dhe do ta fshihja nga syte e armiqve.
S'kaloi shume kohe kur drenusha, sipas zakonit qe ka per te humbur gjurmet e ndjekesvet, u kthye perseri nga rruga qe kish bere dhe keshtu pjergulla zemergjere pati kohe sa ti thote:
-Futu shpejt nen fletet e mia qe te shpetosh!
Drenusha i degjoi ferfellimet pjergulles dhe pa humbur kohe u struk nen fletet e gjera, pa bere as me te voglen levizje. Qente kaluan disa here me radhe aty prane, u kthyen perseri, po s'munden ta gjejne. Ndofta era qe fryente nga ana e kundert ose kundermimi i forte i luleve bene qe qente mos e ndjenin eren e drenushes dhe te mos e zbulonin dot.
-Po largohem, ja po largohem - murmurit lehte pjergulla, e kenaqur qe e shpetoi drenushen e gjore nga vdekja e sigurt.
Drenusha zgjati koken permes fleteve dhe vuri re se qente dhe gjahtari ishin larguar mjaft.
Po a e dini c'beri atehere drenusha? Ajo e harroi shume shpejt te miren qe i kish bere pjergulla dhe pa pike turpi nisi te haje njeren pas tjetres fletet e pjergulles qe e kishte shpetuar nga rreziku.
Pjergulla u ankua per kete mosmirenjohje dhe per sjelljet e keqiaj te drenushes; po ajo as qe cante koken fare dhe bente sikur s'i degjonte ankimet e mirebereses.
Kur u ngop mire e mire dhe e la pjergullen gati lakuriq, pa flete doli jashte. Ne ate kohe gjahtaret dhe qente po ktheheshin perseri. Ata e pane e i leshuan qente, te cilet e kapen, e shqyen dhe e bene cope-cope.
Duke leshuar lot hidherimi per te kqen qe e gjeti, mbasi mbeti pa rroba, pjergulla kur e pa drenushen te copetuar, tha me anen e fleteve te pakta qe ferfellinin:
-Atje ku ha buken mos permbys kupen, se mund ta pesosh keq moj drenushe.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.